Reforma zgjedhore sistemi dhe KQZ pengesat kryesore
Partite politike pritet te kene nje stine te gjate perpara se te kompletojne punen me reformen zgjedhore. Ndonese pak dite me pare ngritja e komisionit te posacem parlamentar per reformen zgjedhore i hapi rrugen kompromisit te shume pritur mes mazhorances dhe opozites mbarevajtja e ketij komisioni pritet te jete e veshtire. Burime prane PD-se bejne te ditur se veshtiresia kryesore pritet te linde nga fakti se aleatet e kesaj force politike do te kene kerkesa te medha brenda ketij komisioni qe lidhen kryesisht me sistemin elektoral dhe perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kjo pasi dy partite e medha PD dhe PS nuk kane interes te ndryshojne ne kete komision sistemin zgjedhor i cili ne vitin 2008 u vendos te ishte proporcional rajonal. Por per partite e vogla aleate ky sistem eshte konsideruar si diskriminues dhe i veshtire per mbijetesen e tyre politike. Ne keto kushte parti si Levizja Socialiste per Integrim Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet dhe po keshtu Partia Republikane do te kerkojne ndryshimin e ketij sistemi ne proporcional kombetar ndryshim i cili u jep partive te vogla perparesi elektorale. Nje tjeter ceshtje teper e diskutueshme mes partive te medha dhe perfaqesuesve te partive te vogla do te jete edhe depolitizimi i institucioneve te rendesishme zgjedhore sic eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe po keshtu komisionet e administrimit zonal. Nisur nga mungesa e perfaqesimit me anetare ne keto komisione pritet qe partite e vogla te rrisin presionin per sa i perket depolitizimit te ketyre strukturave dhe kerkesen qe ne vend te emrave politike ne keto institucione te marrin pjese profesioniste. Kjo kerkese bie gjithashtu ndesh me filozofine e dy partive te medha ne vend te cilat shikojne tek komisioneret e politizuar te KQZ-se apo komisioneve te tjera shtylla te forta tek te cilat mund te mbeshteten gjate procesit zgjedhor i cili ne shumicen e rasteve eshte i mbushur me veshtiresi. Keto ceshtje qe pritet te hapen me nisjen e punes se komisionit pritet te shkaktojne perplasje dhe vonesa per sa i perket mbarevajtjes se punes dhe kompletimit te kesaj reforme. Ngritja e komisionit te posacem per reformen zgjedhore pak dite me pare ka qene i vetmi rast qe mazhoranca dhe opozita kane bashkuar votat e tyre duke mos shprehur asnje pakenaqesi ne kete proces votimi. Pro ngritjes se ketij komisioni ishin 130 deputetet e te dyja kampeve politike. Komisioni do te kete dy bashkekryetare Ilir Rusmalin nga PD dhe Damian Gjiknurin nga PS. Ne perberje jane Viktor Gumi PD anetar Vangjel Tavo LSI anetar Fatmir Mediu PR anetar Shpetim Idrizi PDIU anetar Vasilika Hysi PS anetare Arben Isaraj PS anetar Armando Subashi PS anetar Vangjel Dule PBDNJ anetar. Afati kohor i ketij komisioni eshte tremujor.