E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sugjeroni ne e-mailin tim kandidatet per Kryesine

Variantet Rama anetareve te rinj te Asamblese

Mbledhja e djeshme e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste ka zbardhur nder te tjera edhe kohen per zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesise se re. Kryetari i Partise Socialiste kerkoi nga anetaret e sapozgjedhur ne Asamblese Kombetare ti dergojne drejtperdrejte propozimet e tyre te mundshme per kryesine e re te partise e cila do te zgjidhet ne dhjetor thuhet ne njoftimin zyrtar te selise roze. Deri ne muajin dhjetor kur shpresohet qe institucionet partiake te plotesohen teresisht ne funksionimin e tyre mbetet nje kohe ne te cilen konsultimet per emrat dhe ndarjen e detyrave ne Kryesi jane shume intensive dhe jane percaktuese per ekuilibrat te pakten ne grupin parlamentar. Kjo jo vetem pse shume prej anetareve te grupeve te Punes per Statutin dhe Programin jane kandidate te natyrshem per ne kryesi por edhe pse filozofia e aplikuar nga Edi Rama per nje rol te ri te te zgjedhurve vendore ne forumet e partise kerkon medoemos nje perfaqesim ne nivele te larta. Keshtu eshte disi e veshtire te mendohet se disa prej kryebashkiakeve kryesore te Shqiperise te lihen jashte Kryesise vetem nese kjo behet per shkak te mbajtjes se nje profili prej administratori me shume sesa politik. Nje tjeter element qe do mbajtur parasysh eshte perfaqesimi i femrave qe eshte vije e qendrueshme e lidershipit aktual politik te PS-se. Tensioni ka dale ne siperfaqe dhe kjo ne kohen e sotme mund te shihet edhe ne komunikimin publik qe zyrtaret socialiste kane vendosur. Nje organizate nuk bashkohet duke u ndare nuk pastrohet duke u bere pis nuk rigjenerohet duke emeruar ata qe quhen te tute shprehet ne rrjetet sociale nje prej anetareve te Kryesise se PS-se. Kjo duket ka te beje me personat qe jane piketuar per tu afruar ne rrethin e ngushte te vendimmarrjes. Nje tjeter problem lidhet me formatin e Kryesise e cila me gjase do te zgjerohet numerikisht. Aktualisht ne PS shprehen se ky forum mund te shkoje ne nje perberje qe i kalon te 30 anetaret ne proporcion kjo edhe me Asamblene e re e cila gjithashtu eshte shtuar numerikisht. Kryesia e tanishme ka 24 anetare nga te cilet 8 sekretare pa te drejte vote. Kalimi drejt nje forumi me me shume se 30 anetare shtron detyrimin per riorganizim te sekretariatit. Burime nga selia roze bejne te ditur se do te jene me shume se 4 te tille por e reja eshte nese PS-ja do te vendose organike njerezore te institucionalizuar sipas drejtimeve te programit te ri politik. Vete ky dokument ngerthen ne vetvete parime per ndryshimin e Shqiperise sipas nje vizioni qe serviret si kontradikte progresive me ate te qeverise se sotme. Ne fund fare kryesia e re e zgjeruar mund te jete nje porte drejt nje organi me te ngushte te krijuar per nevoja praktike e per te cilin nuk mungon precedenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›