E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me fugonin e udhëtarëve, vdes 55-vjeçari

Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen dhe 6 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Morinë.

Ngjarja, e cila ka ndodhur në vendin e quajtur Breg Lumë, rreth 3 km nga qyteti i Kukësit, ka ardhur si pasojë e përplasjes së një automjeti me një fugon udhëtarësh.

I vdekur në vend ka mbetur Naim Truma, i cili drejtonte automjetin e tipit Benz.

Mendohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla e dendur që i ka penguar pamjen drejtuesit të mjetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›