By Class, “tempulli” i luksit në Tiranë
Marka më prestigjioze e “Made in Italy” e parezistueshme për të gjithë personazhet e famshëm të botës, duke filluar nga Sarkozy, Carla Bruni, Cameron Diaz, Kate Holmes e deri tek Gwyneth Paltrow të shtunën debutoi në Tiranë në dyqanin “ByClass”, në një event ku prezantoi filozofinë e vet të konceptimit të luksit të bazuar në kërkimin maniacal të cilësisë së materialeve dhe përpunimit me dorë. Artizani Tod’s i ardhur nga Italia pikërisht për t’u demonstruar të ftuarve përpunimin manual të këpucës imtësinë dhe kurën për detajet që bëjnë, që çdo këpucë Tod’s të jetë një vepër arti e artizanalitetit dhe traditës italiane në ketë fushë. Personalizimi i aksesorëve dhe i këpucëve me germat e emrit dhe mbiemrit ishte veçantia e kësaj mbrëmje. Këtej e tutje të gjithë ata që do blejnë këpucë Tod’s do t’i kenë të personalizuara. Për të përuruar këtë event ishte i pranishëm ambasadori italian Saba D’Elia, i cili vuri theksin në rëndësinë e padiskutueshme të një pranie të tillë në Tiranë.