E Diel, 1 Nëntor 2026

Oktapodët inteligjente ndertojne shtëpi të lëvizshme me arra kokosi

LONDER- Imazhet e pabesueshme tregojnë sesi një oktapod ndërton shtëpinë e tij të lëvizshme me lëvozhgat e arrës së kokosit të shpërndara nën det. Shkencëtarët deklarojnë se kjo është prova e parë që invertebrorët përdorin inteligjencën e tyre sa i përket përdorimit të objekteve.

Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 20 specie të tekëmbëshave në Indonezi, dhe mënyrën sesi i përdorin lëvozhgat e arrave të kokosit si guaska të tyre.
Oktapodët bëjnë më shumë sesa rrokullisen brenda tyre. Ato mbledhin lëvozhgat e arrave të kokosit të madhësisë së duhur, i ngjisin së bashku dhe më pas i transportojnë mbi kurriz në një distancë prej 20 metrash. Për të transportuar lëvozhgat oktapodët krijojnë një lëvizje komike me këmbë si lokomotivë.

Zbulimi eshte botuar ne revisten Biologjike.
“Ka një ndryshim themelor mes marrjes së një objekti dhe vendosjes së tij në kokë për tu mbrotjur dhe transportimit të tyre sic bëjnë oktapodët” -thotë doktor Mark Norman, nga Muzeu Viktoria në Melbourne të Australisë.

Sidoqoftë, zbulimi i kësaj sjelljeje të oktapodit me lëvozhgat e arrave në kokë, tregon se dhe invertebrorët e detit angazhohen në sjellje që ne dikur kemi menduar se janë vetëm sjellje njerëzore.
(s.g/Daily Mail/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›