AMC dhe Nokia ndajnë teknologjinë
AMC, kompania lider në tregun e telekomunikacionit, u ofron të gjithë abonentëve të vet bashkëpunimin me markën më të rëndësishme të aparateve celularë, Nokia. AMC ndërthur teknologjinë moderne celulare me shërbime inovative dhe kështu afron abonentët me ngjyrat më të dashura për ta. Në të gjitha dyqanet e AMC, rrjeti më i madh në vend, mund të gjeni ofertën e re, që vjen si një bashkëpunim i AMC me kompaninë Nokia. Me blerjen e një celulari Nokia 2700 apo Nokia 5130 në dyqanet e AMC, përfitoni edhe një numër AMCKarta, me të cilin abonentët mund të flasin falas me të gjitha numrat AMC çdo fundjavë, për një vit. Falë këtij bashkëpunimi, të gjithë abonentët AMC mund të kenë teknologjinë më të fundit Nokia, dhe mund të flasin pafund gjatë fundjavave me të gjithë miqtë e tyre AMC. AMC do t’u qëndrojë pranë abonentëve edhe në të ardhmen, duke u ofruar jo vetëm shërbimin më të mirë, por edhe teknologjinë më të fundit.