Drejtori i Tirana Bank 2010 vit i suksesshem do vazhdojme kreditimin
Nga ana tjeter edhe pse shume banka kane filluar te rendojne mbi kreditimin per Tirana Bank edhe 2011 do te jete nje vit ku biznesi do te gjeje mundesite e veta te financimit. Klientet tane do gjejne ne banken tone nje partner te gatshem ti mbeshtese ata ne planet e tyre me nje sjellje te respektueshme e miqesore dhe me fuqine per te mbajtur premtimet tona.
Viti 2010 ishte nje vit i veshtire per ekonomine shqiptare edhe pse u mbyll me nje rritje pozitive. Po per
Tirana Bank si ishte bilanci i vitit qe lame pas
Per ne ishte nje vit shume i mire. Ishte nje vit fitimi rekord me 12.1 milione euro dhe me rritjen me te madhe te nivelit te depozitave 22.4 nje vit i suksesshem edhe ne shtrirjen ne fushen e biznesit te sektorit publik dhe nje vit i zgjerimit te rrjetit te degeve me 9 dege te reja duke u kthyer ne banken e trete ne vend per nga numri i degeve. Pra ne 2010 ne krijuam nje banke te forte e te shendetshme.
Nje nder problemet e ekonomise duket se eshte kreditimi. Ne fillim te vitit raportet e Bankes se Shqiperise fajesonin skepticizmin e bankave ndersa ne muajt ne vijim duket se problem eshte mungesa e kerkeses nga biznesi. Ju si banke ku e shikoni problemin e kreditimit
Tirana Bank eshte banka e dyte ne vend per dhenien e kredise per biznesin shqiptar dhe individet duke mbeshtetur ekonomine shqiptare. Ne duam te rrisim kreditimin por kemi nevoje gjithashtu te kemi kerkesat e duhura nga kompanite duke e shoqeruar kete me projekte serioze per kreditim. Fatkeqesisht nga gjendja aktuale e ekonomise kerkesa per projekte te mira eshte e ulet. Nje model i ri ekonomik do te rriste kerkesen. Ky model i ri ekonomik duhet bazuar ne zevendesimin e eksporteve per nje zhvillim te metejshem te sektorit energjetik zhvillimin e disa projekteve te agrikultures si dhe nje plan turistik real dhe i detajuar. Gjithsesi ky model i ri ekonomik do te kerkoje kohe. Tranzicioni drejt nje modeli te ri ekonomik nuk eshte i lehte. Kjo do te kerkoje edhe nje ndryshim te mentalitetit nga ana e biznesmeneve per investime afatgjata dhe me largpamesi te cilat mund te kene nje marzh fitimi pak me te ulet nga cka qene ne te kaluaren. Gjithashtu kreditimi eshte ngushtesisht i lidhur edhe me sjelljen e biznesmeneve shqiptare per tu perballur me problemet. Ka fatkeqesisht biznesmene qe nuk e kuptojne se kohet kane ndryshuar dhe se ata duhet te kujdesen per te mbajtur marredheniet e tyre me bankat. Shqiperia ka nje sistem modern i cili regjistron cdo lloj problemi qe kompanite kane me bankat. Ne kete menyre cdo gje eshte transparente. Sjellje te gabuara dhe vonesat ne sistemin bankar jane te njohura dhe keta biznesmene nuk e kuptojne se ne kete menyre shkaterrojne marredheniet afatgjata nepermjet ketyre sjelljeve te keqija keto kohe duke i detyruar bankat te marrin masa ligjore kundrejt tyre.
Debatohet shpesh per interesat e kredive apo depozitave por sidomos per te parat. Mendoni se ka hapesira per te ofruar interesa me te favorshme dhe me nxitese per klientet A duhet qe sot bankat te jene me afer biznesit apo te mendojne me shume per sigurine e bilanceve te tyre
Bankat asistojne ne rritjen e nje vendi nepermjet nje shperndarjeje te kujdesshme te burimeve. Ne Tirana Bank ne e ndiejme qe jemi pjese e ketij vendi ne perkujdesemi dhe do te mbeshtesim cdo projekt te mire qe na vjen nga biznesmene te besueshem. Ne kemi te gjithe fuqine dhe burimet per te vleresuar me korrektese duke siguruar fonde per bizneset e duhura dhe individet.
Koncepti yne baze eshte marredhenia fitimprurese duke mos shkuar ne kerkim te posedimit te tregut me cdo kusht. Ne kete menyre politikat tona per normen e interesit jane per te ulur normen e interesit per depozitat dhe kredite por me kujdes dhe ne nje kohe te gjate. eshtja per ruajtjen e bilancit eshte shume e debatuar. Teorikisht bankieret duhet te jene te kujdesshem dhe te matur ne dhenien e kredise. Ne disa periudha te caktuara ata behen me agresive se cduhet. Ne periudha te tjera si aktualisht p.sh. ndoshta ata behen me konservative se cnevojitet. Ne Tirana Bank ne kujdesemi per ruajtjen e bilancit te bankes por gjithashtu kujdesemi edhe per ekonomine. Nje kredi e mire eshte nje e mire per ekonomine por edhe per banken. Nje kredi e keqe eshte gjithashtu e keqe per te dy. Keto dy ceshtje nuk jane kontradiktore.
Ku do te orientohet gjate 2011-es puna e Tirana Bank
Ne besojme se viti 2011 do te jete nje tjeter vit i mire per ne ne cdo aspekt. Ne kemi riorganizuar banken dhe kemi fituar statusin e vetefinancimit prandaj jemi te zotet te perballojme ndryshimet dhe sfidat per te mbeshtetur klientet tane dhe miqte. Klientet tane do gjejne ne banken tone nje partner te gatshem ti mbeshtese ata ne planet e tyre me nje sjellje te respektueshme e miqesore dhe me fuqine per te mbajtur premtimet tona.
Gjate 2010-es Tirana Bank nisi nje bashkepunim te mire dhe efikas me disa ministri dhe institucione publike apo bashki. fare shikoni kete vit ne lidhje me konkurrencen e bankave ne kete fushe
Bazuar ne suksesin tone ne vitin 2010 ne u kemi dhene doren te gjithe punonjesve te sektorit publik qe kane pasur marredhenie me nje banke tjeter kryesisht thjesht per hir te tradites duke iu ofruar atyre kushte me te mira dhe nje trajtim me dinjitoz. Punonjesit e ministrive apo institucioneve qeveritare kane nje arsye te mire te jene me Tirana Bank dhe une shpresoj se tranzicioni i tyre ne banken tone do te jete komod pasi ne mund tu sherbejme atyre shume me mire se te tjeret ne terma dhe kushte. Nuk ka asnje arsye qe nje punonjes i institucioneve te shtetit te kete interesa te uleta ne rrogat e tyre apo te perballet me sherbime burokratike.
NERTILA MAHO