E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia reflektohet në tregun e pronave



Gjallërimi i kredisë bankare po nxit tregun e pasurive të paluajtshme. Në një intervistë për RTV Scan, Ilda Biçoku, agjente e Century 21, thotë se në dy muajt e fundit të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti rikthimi i kredisë bankare ka shtuar kërkesën për blerje pronash.

Zonja Biçoku thotë se viti 2011 pritet me më shumë optimizëm nga agjentët e tregut, por thekson se ngjarjet e 21 janarit kanë trembur blerësit dhe shumë transaksione në proces janë pezulluar ose janë anulluar.

Megjithëse viti 2010 ishte një nga vitet më të vështira për tregun e pasurive të paluajtshme, ekspertët thonë se nuk ka pasur rënie të mirëfilltë çmimesh, gjë që nuk pritet të ndodhë as në vitin 2011.

2 Shkurt 2011

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›