PD Ne fillim autoret e pucit para drejtesise
Partia Demokratike reagoi dje pas deklarates se kreut te PS-se Edi Rama i cili u shpreh i gatshem per nisjen e dialogut per zgjidhjen e krizes. Ne nje komunikim me mediat kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi e cilesoi qendrimin e fundit te kreut te opozites si perpjekje per te spostuar vemendjen nga zbardhja e ngjarjes se 21 janarit. Maxhoranca legjitime qe qeveris vendin eshte e vendosur qe te zbardhen dhe te nxirren para drejtesise autoret e pucit te deshtuar te 21 janarit duke e konsideruar ate si interesin e pare dhe me jetikun per vendin shtetin dhe per cdo qytetar shqiptar. Ne kete kontekst me duhet te theksoj se cdo perpjekje per te spostuar vemendjen e publikut nga dhuna e 21 janarit dhe nga pasojat e saj nuk e lekund aspak percaktimin tone u shpreh Patozi. Ndaj edhe me kete rast i kujtojme kryetarit te Partise Socialiste zotit Edi Rama se ai nuk mund te fshehe dhe as mund te laje doren e krimit te rende pas gjoja kerkeses per nisjen e dialogut politik ne Shqiperi. Sipas nenkryetarit te PD-se kjo force politike ka qene ne dialog te vazhdueshem me kreun e Partise Socialiste gjate gjithe ketyre viteve dhe fryt i ketij raporti kane qene edhe disa marreveshje te rendesishme. Megjithate per maxhorancen gatishmerine e saj per konsensus kreu i opozites e shfrytezoi ne menyre te pabese. Ky komunikim nuk ka munguar edhe ne muajt e fundit por zoti Rama e shfrytezoi kete ne menyren me te shemtuar dhe me te pabese sepse nderkohe pergatiti dhe organizoi grushtin e shtetit. Duke perdorur nje grusht banditesh te armatosur Edi Rama me sy te skuqur nga terbimi per te ardhur me cdo cmim ne pushtet iu versul per pese ore godines se Kryeministrise me synimin e qarte qe te permbyste me dhune nje qeveri legjitime tha Patozi. Sipas tij Partia Demokratike ka inkurajuar dhe e mirepret perfundimin e hetimeve te pavarura qe kane nisur duke i garantuar qytetaret e ketij vendi se pergjegjesia do te mbahet per gjithcka ndodhi para gjate dhe pas 21 janarit. Shqiptaret duhet ta mesojme dhe do ta mesojme shume shpejt se kush jane pergjegjesit per dhunen e pashembullt per viktimat per te plagosurit dhe te kercenuarit ne ate mizori dhe barbari te eger gjate grushtit te deshtuar te shtetit.