E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka: Ngjarjet e fundit, stepje për investitorët

Ngjarjet e fundit dhe situata politike po dëmtojnë biznesin dhe investimet e huaja. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka deklaroi se kohët e fundit shumë investitorë të huaj janë tërhequr nga Shqipëria .Ngjarjet e fundit sipas Jakës kanë krijuar frikë tek investitorët.
 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë i bëri thirrje politikës që të fillojnë dialogun pasi kjo është në të mirë të gjendjes ekonomike dhe për hir të interesave më madhorë.
 

Kriza politike në vendin tonë ka shkaktuar mjaft probleme edhe në biznesin shqiptar pasi ekonomia dhe politika janë të lidhura ngusht me njëra -tjetrën.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›