E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Zgjerimit kerkon bashkeveprim Qeveri-Kuvend per integrimin

Letra e Saninos komisioni therret Bregun ne seance degjimore

Komisioni parlamentar i Integrimit do te therrase sot ministren Majlinda Bregu ne nje seance te posacme degjimore. Ministrja e Integrimit do te raportoje mbi masat e marra nga ana e qeverise ne plotesimin e 12 rekomandimeve te BE-se. Nje seance e tille degjimore zhvillohet pikerisht pas takimit nderparlamentar Shqiperi-BE si dhe ne prag te takimit te radhes ne Parlamentin Europian mbi procesin e integrimit per vendet e Ballkanit Perendimor ku ben pjese edhe Shqiperia. Nje perballje e tille vjen pikerisht ne momentin kur disa dite me pare drejtori per Zgjerimin e BE-se Stefano Sanino i dergoi nje leter ministres Bregu dhe kryekomisionerit te eshtjeve te Integrimit socialistit Ditmir Bushati. Ne te kerkohet qe dy strukturat ekzekutive dhe legjislative ti bashkojne perpjekjet per procesin e integrimit. Sanino evidenton punen e bere deri me tani duke kerkuar qe perpjekjet e deritanishme te vijojne ne permbushjen e suksesshme te 12 prioriteteve e ne vecanti atyre qe kerkojne konsensusin mes mazhorances dhe opozites. shte me rendesi qe Ministria e Integrimit dhe Komisioni parlamentar per Integrimin te rishikojne dhe rifreskojne Planin e Veprimit i cili duhet te marre miratimin e komisionit parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do te sherbeje ne ndertimin e nje kalendari pune dhe masash per tu implementuar - shkruan Sanino. Drejtori i Zgjerimit ne KE thekson ne leter se per te gjitha hapat e ndermarra nga pala shqiptare duhet te informohet Komisioni Europian ne menyre periodike per te pasur me te lehte monitorimin e progresit te ketij procesi per 12 prioritetet. Gjithsesi Komisioni Europian shpreh gatishmerine e ndihmes ne aspektet teknike duke ofruar asistence teknike dhe takime te ndersjella per ato ceshtje thelbesore te ketyre prioriteteve. Kjo leter e Stefano Sanino ka vene ne levizje Ministrine e Integrimit dhe Komisionin parlamentar te Integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›