E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, nis seanca dëgjimore e 12 kandidatëve të përzgjedhur nga PS

Ka nisur rreth orës 10:00 seanca dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për kreun e Avokatit të Popullit.

Në seancën e dëgjesave janë parashikuar 15 minuta kohë për secilin kandidat, i cili do të paraqesë vizionin për institucionin dhe funksionin e Avokatit të Popullit.

Pas dëgjesave të 12 kanditatëve, procedura parashikon rreth 10 minuta pyetje që u drejtohen kandidatëve  nga komisioni i përzgjedhur nga Partia Socialiste.

Radha e shpalosjes së vizionit të secilit kandidat u përcaktua nga një short i hedhur paraprakisht.

Kesnofon Kristaqi

Besnik Dervishi

Përparim Kabo

Qirjako Qirko

Bilal Kola

Igli Totozani

Blerta Kraja

Elisabeta Imeraj

Dëshira Subashi

Ermir Dobjani

Ksenofon Krisafi

Sokol Hazizaj

Emrat e 12 kandidatëve që do të dëgjohen sot dolën pas përmbylljes së fazës së parë përzgjedhëse, e cila mblodhi 33 kandidatë. Më tej, nga kjo listë u përzgjodhën 12 kandidatët që do të dëgjohen sot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›