Omari Kufizim i mandatit te kryetareve te partive
Konstitucionalistet e shohin shmangien e ndryshimeve ne Kushtetute per zgjedhjen jo me shume se dy here te lidereve politike ne postin e Kryeministrit ne nderhyrjen e statuteve te partive politike. Paralel me idene e zgjedhjes se presidentit nga populli konstitucionalisti Luan Omari propozon dhe nje ligj per funksionimin e brendshem te partive. Sipas tij kjo do te ishte zgjidhja per te reduktuar pushtetin e nje individi te vetem e per rrjedhoje dhe te kryeministrit qe ne te shumten e rasteve eshte kryetari i partise fituese. Per Omarin kjo gje mund te behet me nderhyrjen e nje ligji te vecante ku mund te detyrohen partite te mos zgjedhin me shume se dy me mandate kryetarin e partise se tyre. Kjo do te sillte dhe qarkullimin e elitave politike si dhe shmangien e perqendrimit te pushtetit te nje njeriu te vetem dhe te kastes se mbeshtetesve te tij. Duhet te kete norma ligjore qe te imponojne nje kriter me demokratik te funksionimit te partive politike. Nder keto norma mund te kete edhe norma qe eventualisht kufizojne mandatin e kryetarit te partise. Pra ne menyre indirekte te terthorte kjo mund te ndikonte edhe ne kufizimin e mandatin te kryeministrit sepse te ne sic dihet kryeministri eshte zakonisht kryetari i partise perkatese- tha Omari per AS. Termat teknike te ligjit sic eshte kohezgjatja e mandatit te kryetarit apo numri i hereve me te drejte rizgjedhjeje sipas Omarit duhet ti nenshtrohen diskutimeve. Kjo nuk eshte nje praktike qe gjen precedente ne ndonje vend te Europes por e nevojshme sipas konstitucionalistit ne kushtet e realitetit shqiptar. shte e veshtire qe Kushtetuta te vere kufizime per mandatin e kryeministrit. Ne te ardhmen te kufizohen mandati i partive qofte edhe me ligje. Ndoshta vendet e tjera nuk e kane por Shqiperia ka disa probleme specifike qe kerkojne disa gjera pak me ndryshe per te forcuar demokracine tone theksoi ai. Aktualisht ne statutet e partive kryesore politike ne vend eshte sanksionuar qe kryetari humbes i zgjedhjeve dorezon detyren. Por nje gje e tille jo gjithmone ka gjetur zbatim. Por ka pasur edhe raste qe nje vendim i tille te jete vullnet i kryetarit te partise i cili mund te kete pasur raste qe me humbjen e zgjedhjeve te kete leshuar postin qe mban. Nje precedent i tille eshte shenuar vetem nga kreu i PS-se Fatos Nano i cili me humbjen e zgjedhjeve parlamentare te 2005-s dha doreheqje nga posti qe mbante.