E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, nis seanca dëgjimore për kandidatët

Pas seleksionimit te 12 kandidaturave për Avokatin e Popullit nga komisioni i saj ad-hoc, Partia Socialiste ka organizuar sot seancën dëgjimore me të përzgjedhurit.
 

Në seancën dëgjimore merr pjesë edhe kreu i PS-së Edi Rama ndërsa çdo kandidat për rreth 15 minuta do të paraqesë vizionin e tij për detyrën që synon.
 

Pas kësaj është parashikuar edhe një kohë pyetjesh rreth 10 minuta nga ana e komisionit. Kjo do të jetë koha e pyetjeve nga ana e Komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.
 

Kandidatët për Avokatin e Popullit

1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›