E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i burgut: "Jemi te hapur per hetime"

Drejtori i Burgut te Peqinit, Shkelqim Kalemi, ka mohuar dje rastet e abuzimeve me te denuar ne kembim te perfitimit. Njekohesisht, ai ka pohuar se eshte ne dijeni te nje kasete te depozituar ne prokurorine e rrethit te Elbasanit. "Eshte kompetence e saj qe te hetoje cdo shqetesim apo pretendim te ngritur nga te denuar, apo nga familjaret e tyre, nga mediat, apo edhe nga organizma te tjere", tha drejtori Kalemi, duke shtuar se eshte i hapur per gjithe hetimet e mundshme.
Kreu i ketij institucioni eshte shprehur se nuk eshte ne dijeni te rasteve te tilla pasi ne te kundert masat penalizuese do te ishin te menjehershme. "Nuk jam ne dijeni te rasteve te abuzimeve me te denuar. Ne kete institucion nuk kam konstatuar korrupsion te administrates per qellime perfitimi. Nese do te kisha sinjale, do te merrja masa te menjehershme te shkarkimit nga detyra dhe me pas do te kerkoja ndjekje penale". Ne burg jane zbatuar te gjitha normat dhe standardet e kerkuara. Eshte zbatuar me perpikmeri rregullorja dhe per kete arsye mendoj se nuk ka pasur vend per raste abuzive".
Kalemi ka bere nje permbledhje te punes ne kete institucion, duke nenvizuar se eshte zbuluar ne kohe depertimi i celulareve ne burg dhe i narkotikeve. "Edhe pse eshte institucioni me i madh i ketij lloji ne shkalle vendi, kemi qene me transparent se cdo burg tjeter", thote Kalemi, i cili ka shtuar se pret zbardhjen e kasetes per te marre informacione me te detajuara. Prokuroria e Elbasanit ka rikonfirmuar dje se "disponon nje kasete me pamje filmike, e cila do te hetohet nga grupi hetimor. Ne te behet fjale per abuzime nga te pakten 6 punonjes te burgut te Peqinit, me qellime perfitimi". Te njejtat burime saktesuan se eshte ende heret te flitet per emra konkrete. Fatos Salliu
KALEMI: "Burgu i Peqinit, nje model"
Ne prononcimin e tij per "Koha Jone' drejtori thote se institucioni qe ai drejton ka qene i hapur ne punen dhe aktivitetin e tij dhe gjithashtu transparent me median dhe publikun. "Burgu i Peqinit eshte nje institucion model edhe pse rralle ka pasur raste te grindjeve banale mes te denuarve, ku nje rol te madh luan mbipopullimi. Kemi kryer kontrolle te familjareve sipas procedures dhe kemi respektuar te drejtat e te denuarve.". Drejtori thote se ne kete burg eshte marre ne konsiderate cdo ankese te te denuarve dhe ata kane mbetur te kenaqur me punen e bere nga administrata, pasi gjithcka eshte zgjidhur ne kohen e duhur. "Pse jemi te tille te denuarit kerkojne te vijne te ne", perfundoi dje drejtori i institucionit te vuajtjes se denimit ne Peqin, Shkelqim Kalemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›