Tirane, te burgosurit flene ne cimento
Redinalda Caushaj
TIRANE - Te paraburgosurit e te sigurise se larte te Burgut 302 ne kryeqytet detyrohen qe te flene ne cimento. Inspektoret e zyres se Avokatit te Popullit skandalizohen me kushtet ne te cilat ndodheshin keta te paraburgosur. Dy dite me pare, Avokati i Popullit ka nisur inspektimet e tij neper burgje. Inspektimi ka nisur pikerisht nga paraburgimi i sigurise se Larte 302 ne kryeqytet. Per dy dite me radhe, inspektoret e Avokatit te Popullit kane pare kushtet nga afer dhe kane marre ne pyetje edhe vete te paraburgosurit per menyren e trajtimit te tyre.
Sipas te dhenave te ofruara per "Koha Jone", ka rezultuar se ne kete paraburgim ka rreth 230 te paraburgosur, te cilet detyrohen te qendrojne 5 veta ne qelite e vogla. Nje prej inspektoreve te zyres se Avokatit te Popullit, Skender Haluci, ka bere te ditur se nje pjese e te paraburgosurve detyroheshin te flinin ne cimento, pasi mungonin dysheket. Shumica prej tyre kishin sajuar dysheke, duke i kthyer batanijet e tyre ne te tilla.
Nderkohe ne tre katet e ketij burgu ndodhet nga nje dush, i cili duhet te ndahet per 76 te burgosur ne dite. Sipas Halucit, pavaresisht se qelite e tyre ishin te pajisur me nga nje banje, ato ishin ne kushte te mjerueshme. Nje tjeter shqetesim i ngritur nga ana e inspektoreve ishte ushqimi, i cili eshte i njetrajtshem per cdo dite. Keshtu, sipas inspektoreve ne Burgun 302, te paraburgosurit jane te detyruar te hane cdo dite te javes me te njejten meny laksative: ne mengjes qumesht, recel, veze dhe djathe, per dreke gjelle me mish dhe kos, ndersa ne darke fasule, pilaf, kos, ose supe pa mish.
Vete te paraburgosurit u kane bere te ditur inspektoreve qe duhet te ndryshoje norma e ushqimit, nderkohe qe duhet te krijohen edhe kushte me te mira. Aktualisht ne Burgun 302 eshte komanduar drejtori Pajtim Murrja. Nga neser e tutje, inspektoret e zyres se Avokatit te Popullit do te zbarkojne ne burgjet e tjera te kryeqytetit per te bere inspektime per kushtet ku jetojne personat e denuar apo te paraburgosur. Por, ne lidhje me kete inspektim te bere, zyra e Avokatit te Popullit tha dje se do t'i nise rekomandime Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, ndersa do te vere ne dijeni edhe ministrin e Drejtesise.
Ushqimi i perditshem te 302:
Ne mengjes
Qumesht, recel, veze, djathe
Ne dreke
Gjelle me mish dhe kos
Ne darke
Fasule, pilaf, kos, ose supe pa mish
Te dhenat:
230 te paraburgosur
52 qeli
5 te paraburgosur ne nje dhome
Nje dush ne cdo kat, per 76 te izoluar
Kapacitetet, ende mister
Nje muaj me pare zyra e Avokatit te Popullit nepermjet nje letre i ka kerkuar drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra, numer te sakte mbi kapacitetin e te paraburgosurve dhe te burgosurve neper burgje. Shkak i kesaj kerkese eshte bere pikerisht numri i tyre, i cili rezulton se eshte shtuar. Ka kaluar nje muaj dhe zyra e Avokatit te Popullit tha dje se nuk ka marre ende pergjigje ne lidhje me kapacitetin e te paraburgosurve dhe te burgosurve.