E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Ne Kosove nuk do te kete veri dhe jug

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka siguruar dje se Kosova do te jete nje territor i pandashem dhe se kufijte e saj ne asnje rast nuk do te cenohen. Ai, gjate nje vizite ne disa fshatra te Mitrovices, eshte shprehur i bindur se me nuk do te kete veri dhe jug te Mitrovices, "sikurse nuk do te kete keso ndarjesh as Mitrovica".
Thaci i ka bere keto komente gjate nje vizite ne fshatrat e banuara me shqiptare, ne veri te Mitrovices, perkatesisht ne Vinarc dhe Gushavce. "Sot jam ketu qe te percjell mesazhin e qarte se per Kosoven nuk ka veri dhe jug, per Mitrovicen nuk ka veri dhe jug, ka Mitrovice per te gjithe qytetaret e saj. Integriteti territorial i Kosoves si shtet eshte i paprekshem, unik, i pacenueshem, eshte i pandashem, eshte i njohur nderkombetarisht si shtet. Prandaj, nuk dua te kete as hapesiren me te vogel per panik ose shqetesim", tha Thaci, duke siguruar edhe se "ne Kosove nuk do te lejohet dhune ne asnje rast, por do te respektohet levizja e lire e gjithe qytetareve te Kosoves, ne cdo pjese te territorit".
Kryeministri i Kosoves po ashtu ka thene se kufijte e Kosoves jane me te sigurtit ne rajon, meqe jane te njohur dhe mbrojtur nderkombetarisht. "Ju e dini dhe te jeni te sigurt ne kuptimin se nuk duhet te kete asnje tentim prej askujt per ndryshimin e kufijve te pavarur dhe sovrane te Kosoves. Mund te kete probleme brenda territorit te Kosoves, por cdo problem brenda territorit te Kosoves, te jeni te bindur se eshte i zgjidhshem", tha Thaci. Perderisa Kryeministri ka siguruar shqiptaret se Kosova do te mbetet shtet i pandare dhe kufijte e saj do jene te pacenueshem, rreth 150 serbe ne veri kane vazhduar edhe dje me protestat e perditshme kunder pavaresise se Kosoves.
Ndersa, pjesetaret serbe te SHPK-se kane vazhduar edhe dje qe te refuzojne te marrin urdhra nga komanda kryesore e ketij sherbimi. Keshtu, edhe pjesetaret serbe te SHPK-se ne rajonin e Prishtines jane suspenduar me pagese. Keta police, qe kryesisht sherbejne ne Gracanice, sikurse edhe koleget e tyre ne Gjilan, kane kerkuar qe urdhrat mos t'i marrin nga SHPK-ja, por nga policia e UNMIK-ut. Zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, thote se suspendimi i tyre me pagese do te vazhdoje per nje kohe te pacaktuar. "Ne jemi duke u munduar qe te jemi fleksibil, qe do te thote se ata mund te punojne nga vendet prej nga edhe vijne, mund te bejne ndonje ndryshim, por jo ne hierarkine komanduese. Kjo nenkupton se ekziston nje hierarki e qarte komanduese dhe nuk ka mundesi qe kjo te kaloje permes UNMIK-ut", tha Elshani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›