E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet miniera, plagoset babai i 8 femijeve

Nje pjese e Minieres se Ferrokromit ne Bulqize eshte shembur mesditen e djeshme, duke plagosur rende njerin prej minatoreve qe punonte ne nje galeri ne nivelin e 14-te. Koleget kane nderhyre me shpejtesi, duke shpetuar nga vdekja e sigurt Esat Deden, 43 vjec, trupi i te cilit po mbulohej nga masivi i mineralit. Babai i tete femijeve eshte derguar me shpejtesi ne spitalin e Bulqizes, i cili ndodhet fare prane minieres. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se minatori kishte pesuar trauma te renda dhe u kerkua trajtimi i tij ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nje helikopter i Ministrise se Brendshme eshte ngritur ne fluturim drejt qytezes se minatoreve, pa mundur te ulet. Pilotet kane njoftuar me radio se mjegulla e dendur nuk u lejonte uljen, duke i detyruar te marrin serish rrugen e kryeqytetit. Largimi i helikopterit ka shkaktuar edhe reagimin e ashper te familjareve, te cilet kane akuzuar zyrtaret e shtetit per indiference ndaj jetes se njeriut te tyre. Rreth ores 15:00 te pasdites, nje autoambulance eshte nisur me minatorin e plagosur drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Burime nga bluzat e bardha bejne te ditur se Esat Dedja i eshte nenshtruar nje terapie intensive dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Bashkim Snalla me detyren zjarrmetar dhe tekniku Subi Alla tregojne se ata hyne se bashku me Esat Deden ne nivelin 14 te minieres. Tre punonjesit kishin marre urdher per te kryer disa shperthime qe do te mundesonin avancimin e galerise.
Sipas dy te mbijetuarve nga aksidenti, "pasi kemi kontrolluar traversen e pare me leva jemi futur me ne thellesi per te kontrolluar edhe nje traverse tjeter. Ne kete moment shkeputet nje masiv minerali, duke i rene Esatit ne krahun e djathte dhe e perplasur ne dyshemene e galerise. Ne keto momente Esati u mbulua pothuajse teresisht nga minerali, por fale ndihmes se shpejte kemi mundur ta nxjerrim". Dy punonjesit qe ndodheshin ne momentin e aksidentit treguan se ne ate galeri kushtet e punes ishin teper te veshtira, kryesisht per shkak te ndricimit te pamjaftueshem. Gjate dy vjeteve te fundit, si pasoje e aksidenteve te vazhdueshme ne minierat e Bulqizes kane humbur jeten 8 minatore, ndersa numerohen dhjetera te tjere te plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›