Zbrazet porti, mberrin flotilja e NATO-s
Kalatat e portit te Durresit jane zbrazur gjate dites se djeshme per t'u lene vendin 5 fregatave te NATO-s, qe kane mberritur per nje vizite zyrtare. Anijet tregtare jane nxjerre ne rade, duke i dhene portit me te madh te vendit pamjen e nje porti ushtarak. E gjithe zona ishte rrethuar duke vendosur blloqe te shumte prej betoni, ndersa efektiva te shumta ushtarake kishin zene te gjithe pikat kyce dhe ato te hyrje-daljeve. Anijet jane pjese e Grupit te 2-te Detar te Aleances se Atlantikut te Veriut. E para qe ka mberritur ne kalaten nr. 5 te portit ka qene anija turke TCG SALIHREIS, e cila eshte flamurtarja e ketij grupi. Pas saj kane mberritur edhe anija britanike, italiane, greke dhe gjermane. Komandanti i grupit te anijeve eshte kunderadmirali turk, Sinan Ertugru, i forcave detare turke. Anijet jane pritur ne mengjesin e djeshem nga komandanti i Flotes Detare, kapiten i rangut te pare, Kristaq Gerveni, drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durres, Eduard Ndreu dhe kapiteni i Pergjithshem i Porteve, Vladimir Beja. K.J
Fregatat e NATO-s ne Durres:
TCG Salihreis (Turqi)
HMS Somerset (Britani e Madhe)
FGS Niedersachen (Gjermani)
HS Hydra (Greqi)
ITS Euro (Itali)