Drejtori i ri Galerisë së Arteve hedh poshtë akuzat e bëra ndaj tij
Drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima, ka hedhur poshtë dje akuzat e ish-paraardhësit të tij, Genc Mulliqi, për shkelje të rregullave institucionale dhe korrupsion. "Të gjitha mangësitë e konstatuara nga auditi dhe të paraqitura edhe nga z. Genc Mulliqi në media si: propozimi i kuratorit, këshillit organizativ janë detyra funksionale të Drejtorit të GKA, për moskryerjen e të cilave është ngarkuar me përgjegjësi ky drejtor nga akti i auditimit të MTKRS. Në lidhje me jurinë e "Onufri 2006", Mulliqi ka qenë anëtar jurie edhe deklarues i fituesve pretendon se juria ishte e pamiratuar nga ministri, atëherë kush e zgjodhi Genc Mulliqin anëtarë të kësaj jurie? Atëherë a nuk është kjo një tjetër shkelje e tij", thuhet në deklaratën e dalë nga zyra e z. Shima. Sipas kësaj deklarate, auditi i ngritur për konkursin "Onufri 2007" ka konstatuar se z.Mulliqi është përgjegjës për shumë shkelje e pengesa për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. "Z. Mulliqi gjatë periudhës së ushtrimit të tij si drejtor nga një audit ka marrë vërejtje "paralajmërim me pushim nga puna", thuhet në deklaratë.
Shima i quan shpifje të gjitha akuzat që ish-drejtori Mulliqi lëshoi dy ditë më parë në adresë të tij.
Dalja e parë para mediave për drejtorin e ri të Galerisë qe për të shpjeguar akuzat për përfshirje në korrupsion, të cilat ai i quajti thjesht "një incident që tashmë i përket së shkuarës". "Personalisht, tashmë do përqendrohem në detyrën time, do fokusohem në sfidat që ka Galeria Kombëtare, që janë: ndërtimi i linjave muzeale, përmirësimi i infrastrukturës ekspozuese të GKA. Sigurimi i fondeve që kërkojnë aktivitetet në GKA dhe ngritja e cilësisë së aktiviteteve që organizohen në këtë institucion. Këta objektiva së bashku me stafin e galerisë synoj t‘i realizoj në një kohë rekord", u shpreh Shima.