E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i ri i SHISH, fans i PD në Facebook: Krenar që jam verior

Drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit, Vasho Ajazi Lika, ka folur para dy vitesh për herë të parë e ndoshta të vetme për median shqiptare. Gazeta Shqiptare ka ribotuar këtë intervistë, pasi ai ishte emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Inovacionit. Ai thotë se ndjehet i vlerësuar që iu bë një ofertë e tillë. Lika thotë se ai ka punuar për 12 vjet në Toronto të Kanadasë, kurse rikthimin e tij e quan si pjesë të projektit të Berishës për rikthimin e trurit në Shqipëri. Vasho Ajazi Lika thotë se edhe pse do marrë një post politik, kontributi i tij do jetë në anën teknike.

Por GSH ka gërmuar pak edhe në profilin e tij në Facebook. Ajazi Lika është fans i Partisë Demokratike, ndërkohë që shprehet krenar për origjinën e tij veriore.

Ai ka postuar fotot e tij në një udhëtim në Theth dhe shkruan se është krenar për origjinën e tij. Sigurisht që nuk hidhet poshtë, përkundrazi, jam krenar, shkruan ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›