Siguria globale, Berisha niset drejt Gjermanisë
Kryeministri Sali Berisha është nisur për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010. Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Për këtë vit, ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje”. Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj..
ALSAT