Drejtoria e Burgjeve: Të burgosurit e Fushë- Krujës s'janë në grevë urie
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se disa të burgosurit kanë refuzuar ushqimi për shkak se nuk pranojnë masat e reja që kjo drejtori ka marrë me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Drejtoria e Burgjeve informon se masat e marra janë: Përcaktimi i një norme ushqimore që do të lejohej të futej në regjimin e brendshëm nga familjarët për personat me liri të kufizuar. Lejimi i një mjeti të komunikimit, 1 televizor, 1 manjetofon, 1 digitalb, për çdo qeli dhe jo më shumë dhe Lejimi i një pajisje freskuese dhe ngrohëse për dhomë.
“Marrja e këtyre masave nuk u mirëprit nga disa persona me liri të kufizuar të IEVP Fushë-Krujë, të cilët prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni dhe ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët. “- thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se deri sot (më 04/10/2011,) personat me liri të kufizuar që kanë refuzuar ushqimin e institucionit nuk kanë nënshkruar asnjë peticion për grevë urie, në mënyrë që institucioni të marrë masat kundrejt dispozitave ligjore në fuqi “Për zhvillimin e grevave të urisë”. Në të njëjtën kohë, refuzuesit e ushqimit kanë vazhduar normalisht takimet me familjarët e tyre.
Nga informacionet e përcjellja nga stafi i IEVP Fushë-Krujë, numri i personave që kanë refuzuar të marrin ushqimin e institucionit është ulur dhe gjendja paraqitet normale.
Ditë më parë familjarët raportuan për në mediat shqiptare se 300 të burgosur në Burgun e Fushë-Krujës ndodheshin në grevë urie prej 3 ditësh pasi kërkonin t'i jepet fund ushtrimit të dhunës ndaj tyre nga gardianët dhe përmirësimin e kushteve. Sipas familjarëve të burgosurve dhuna kishte nisur pas tentativës për arratisje të katër të burgosurve të këtij burgu.
(s.g/BalkanWeb)