E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Hekurudhave: Mos legalizoni banesat pranë shinave

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave u ka nisur dje një shkresë zyrtare gjithë degëve të ALUIZNI-t në rrethe, ku kërkon prej tyre moslegalizimin e objekteve të ndërtuara buzë shinave të linjave të tyre”, - deklaroi për “standard” drejtori Zamir Ramadani. Sipas tij, “përgjatë shinave të hekurudhës, në të gjithë rrjetin e saj janë evidentuar një numër i konsiderueshëm ndërtimesh pa leje. Ato janë pothuajse që të gjitha shtëpi banimi”. Që nga dita kur këto ngrehina janë ndërtuar pranë hekurudhës, jeta e banorëve të tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë në rrezik konstant. Pjesa më e madhe e shtëpive ndodhet në aksin Durrës-Tiranë. Përgjatë kësaj vije hekurudhore janë ndërtuar rreth 60 shtëpi banimi. Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës i ka dërguar shkresa zyrtare degëve të ALUIZNI-t në Durrës e Tiranë, me anë të të cilave i ka kërkuar këtyre degëve që të mos përfshijnë në procesin e legalizimit këto ndërtime të cilat një ditë do të prishen. Nga ana e saj. dega e Durrësit i është përgjigjur shkresërisht dhe pozitivisht kësaj kërkese të DPH-së.

Projekt-studimi HSH

“Qysh prej 2 vitesh, DPH-ja ka kryer një studim të situatës të ndërtimeve pa leje të ngritura përgjatë shinave në të gjithë rrjetin hekurudhor të gjithë Shqipërisë”, - u shpreh Ramadani. Nga ky studim ka rezultuar se në të gjithë sistemin hekurudhor janë ndërtuar afërsisht 80 ndërtime pa leje, pjesa më e madhe e të cilave gjendet në linjën Durrës-Tiranë. Në këtë të fundit janë ndërtuar 60 shtëpi banimi pa leje. Ndërsa pjesa tjetër e banesave ndodhet e shpërndarë në segmente të tjera të linjës së hekurudhës, si në Elbasan, Librazhd e ndonjë vend tjetër. Në linjën Durrës-Tiranë, banesat pa leje gjenden me shumicë në Shkozet, tek tuneli Rrashbullit, në Sukth, në Kamëz dhe në Kashar. Gjithashtu, nga ky verifikim i hekurudhorëve rezultojnë edhe 140 mbikalime hekurudhore të paligjshme të cilat janë shpërndarë në të gjithë vendin kudo ku kalon hekurudha. Një situatë e tillë në hekurudhë ka shkaktuar jo rrallë herë aksidente, të cilat ju kanë marrë jetën me dhjetëra njerëzve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›