Pendohet Bujar Buzani: Ju rrëfej masakrën e Cërrikut dhe autorët
Pendohet një nga të pandehurit e bandës së Cërrikut, autorë të masakrës ku mbetën të vdekur 6 gardistë dhe u plagosën 16 punonjës policie. Bujar Buzani, i bashkëpandehur, rrëfeu për 4 orë para togave të zeza si u organizuan për ditën kur ndodhi masakra, cilët ishin organizatorët, si ndodhi futja në kurth e automjeteve të policisë dhe gardës, si dhe motivi që u është dhënë për t’u grumbulluar. Rrëfimi ishte tronditës dhe në të njëjtën kohë fundosës për pjesëtarët e bandës së Cërrikut, të cilët të mashtruar nga Met Bozi, Roland Xhepexhiu e Llazar Bicja, u organizuan në luftë të vërtetë kundër forcave të policisë dhe gardës, nga frika se do u bastisnin shtëpitë, përdhunonin gratë dhe motrat dhe vrisnin ata vetë. Të gjitha këto motive, sipas të penduarit Buzani, kanë dalë nga goja e Roland Xhepexhiut e Met Bozit, ky i fundit në rolin e kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Qytetar. Madje, nga i pandehuri Bozi, sipas Buzanit, personave që do luftonin kundër policisë e gardës, do t’i siguroheshin dokumente për t’u larguar drejt Amerikës. “E pranuam ofertën pasi në Cërrik ishim në hasmëri dhe donim të largoheshim së bashku me familjen jashtë kufijve shqiptarë”, - u shpreh në sallën e gjyqit i penduari, ende pa një status konkret nga organi i akuzës, Bujar Buzani. Pas katër orësh rrëfime, gjykata ndërpreu seancën pas një debati me avokatët, ndërkohë që i penduari Roland Xhepexhiu u largua në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit.
Met Bozi: Dokumente për në Amerikë kush na mbështet në sulmin ndaj policisë
Premtoi dhe u betua para gjykatës se do tregonte të vërtetën, çfarë i kishin parë sytë dhe çfarë i kishin dëgjuar veshët, edhe pse ishte kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij. Tregoi premtimet që u ishin bërë nga Met Bozi e Roland Xhepexhiu, ndërkohë që hasmëritë i detyruan që të bashkoheshin dhe të pranonin. Për katër orë, i penduari Bujar Buzani për herë të parë rrëfeu para togave të zeza gjithçka dinte për ditën e 22 majit 1997, ku si pasojë e një beteje me policinë e gardën, mbetën të vdekur disa persona, duke marrë edhe emrin si dita e Masakrës së Cërrikut.
Betoheni që do tregoni të vërtetën?
Do tregoj të vërtetën. Do tregoj çfarë më kanë parë sytë dhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Më kanë kërcënuar me jetë mua dhe familjen time.
Çfarë mund të në thoni për ngjarjen e 22 majit 1997, njohja me të pandehurit e tjerë?
Arian Toska ishte kushëriri im i parë, djali i tezes, i cili për shkak të një hasmërie që kishte me Mandelën e Elbasanit, erdhi në shtëpinë tonë për t’u strehuar nga frika se mos e vrasin. Me ardhjen e Arianit në shtëpinë tonë, ngritëm edhe një postbllok, për të kontrolluar dhe bërë ballë ardhjes së njerëzve të Mandelës. Në familjen tonë pas disa ditësh erdhi Met Bozi me Roland Xhepexhiun. Biseduan me Arianin dhe u kthyen prapë pas dy apo tri ditësh. Kishin sjellë një dhuratë me vete, një antitank. Madje, kanë qenë Xhepexhiu dhe Bozi që kanë bërë edhe qitjen e parë me antitank. Më pas erdhën prapë në shtëpinë tonë. Kësaj here na thanë se ka ardhur policia në Cërrik dhe na kanë bërë kontroll nëpër shtëpitë e tyre, duke i bastisur dhe kanë tentuar t’u përdhunojnë gratë.
Çfarë tha tjetër Bozi e Xhepexhiu?
Met Bozi na tha se duhet të mbrohemi.
Nga se duhet të mbroheshit?
Xhepexhiu e Bozi na thanë se ata do kthehen prapë dhe atë që bënë në shtëpitë e tyre kësaj radhe do e bëjnë me shtëpitë tona, me gratë e motrat tona, madje edhe se do na vrisnin.
Si vepruat ju më pas dhe çfarë ndodhi ditën e 22 majit 1997?
Ditën e 22 majit 1997 na lajmëruan se ishte duke ardhur policia drejt Cërrikut. Të frikësuar nga ajo që na thanë, u shpërndamë nëpër pozicione. Arian Toska mori antitankun që i bëri dhuratë Met Bozi e Roland Xhepexhiu. Ariani qëlloi mbi blindin e policisë me antitank 12.7. Herën e parë nuk e kapi. Kishte marrë pozicion nga lart kinemasë dhe kishte mundësi të qëllonte mbi blindin e policisë. Më pas qëlloi dhe kësaj radhe e kapi blindin. Qëlloi edhe për herë të tretë dhe sërish e kapi. Kur i jam afruar blindit, me sytë e mi kam parë dy policë të vrarë. Madje, kur po kalonte blindi në mes të qytetit dhe kishin filluar të shtënat, një grua doli me një shkop dhe shami të bardhë, duke kërkuar që të ndërpritet lufta që po bëhej.
Po tjetër, kë patë duke qëlluar?
Roland Xhepexhiun e pashë të pozicionuar lart një pallati dhe nga aty qëllonte mbi policinë dhe gardistët. I kam parë të tërë duke qëlluar, përveç Enkel Gashit dhe Alban Toskës.
Po vetë, keni pasur armë?
Vetë nuk kam pasur armë, pasi nuk më linin vëllezërit që të mbaja.
Ku i siguruat municionet?
Roland Xhepexhiu i siguroi arkat me municion. Ata e kishin organizuar sulmin dhe kishin siguruar edhe armë e municion. Më duket se i kanë gjetur në Gramsh, ndërkohë që neve na u tha se i kishte pasur në shtëpi.
I keni parë të gjithë personat që janë vrarë atë ditë?
Jo, vetëm dy gardistët, ndërsa për të tjerët e mora vesh më vonë.
E keni parë ju Arian Toskën duke qëlluar me antitank?
Po, e kam parë. Jo vetëm kaq, por Ariani e thoshte me mburrje se kishte qëlluar me antitank ndaj policisë dhe gardistëve. Madje, edhe në burg kur ka qenë, shprehej me mburrje se kishte qëlluar me antitank blindin e policisë.
Kush ju organizoi dhe me çfarë motivi për të qëlluar kundër policisë?
Met Bozi e Roland Xhepexhiu. Na thanë se gardistët dhe policia po vinin të na vrisnin, bastisnin shtëpinë dhe përdhunonin gratë e motrat tona. Madje, Met Bozi, siç më ka treguar Sokoli, vëllai im, para se të vdiste, kishte premtuar se nëse do ta mbështesnim, do na siguronte dokumente për në SHBA, të cilat na duheshin për t’u larguar nga Shqipëria për shkak të hasmërive që kishim.
Pati njeri që filmoi ngjarjen atë ditë?
Po, ishte një tip që filmonte nëpër dasma, kameraman. Më duket se ai pati filmuar atë ditë pas ngjarjes, por kasetën ia pati thyer Toska me Xhepexhiun.
Të pandehurit
1. Llazar Bicja
2. Meti Bozi
3. Arian Toska
4. Roland Sota (Xhepexhiu)
5. Alban Toska
6. Skënder Cani
7. Tomor Buzani,
8. Bujar Buzani
9. Enkel Gashi