E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takim me banoret e njesise bashkiake numer 5

Takimin me banoret e njësisë bashkiake numër 5 Kryeministri Berisha e ka nisur me bindjen e plote tek fitorja e demokrateve.
Sipas tij, alternativa e kryesuar nga PD ka hyrë në startin e fitores së sigurt.
Me qytetaret ka folur per shume ceshtje sic ishin pagat punesimi, parqet per femijet, tregjet e te tjera. Infrastruktura ishte ne fokus te tij por dhe te banoreve, e sidomos ajo e kryeqytetit, për të cilën kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat ndaj ish kryebashkiakut Rama.
“Tirana jashtë qendrës ka infrastrukturë të botës së tretë. Dal dhe shoh infrastrukturë të papranueshme. Në cdo skaj të akseve kryesore. Mbollëm thoshte, 5 mijë pemë dhe i bënte paratë rrush e kumbulla dhe na i shpallte peme. Ne do financojmë infrastrukturën e Tiranës, gjersa Tirana të asfaltojë çdo rrugë dhe rrugicë të saj dhe të rikualifikojë sheshet e pallate. Dhe atij ja shtonim por i bënte rroga”, vlerësoi Berisha.
Dhe sigurisht me i rëndësishmi per te mbetet problem i taksave.
“Rama piktori i dështuar, nuk ka koncept në ekonomi. Qëndrimi i Ramës vjen nga Koço Kokëdhima. Kjo është e vështirë për të besuar por merrni gazetat e tij ku investimet e huaja shpallen si forma të neokolianizmit. Këto janë koncepte arkaiko marksiste. Të gjitha këto ia dikton mentori i tij Koço Kokëdhima” deklaroi ai. 
Berisha i ftoi qytetaret te behen pjese projektit te madh te zhvillimit që nis pas 23 qershorit duke votuar PD. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›