E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e Rrugëve, MPPTT pr/ligj për shndërrimin në ent publik

Ministria e Transporteve ka propozuar shndërrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në një ent publik. Institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe KE kërkojnë që ky ent të jetë i pavarur. 

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve do të shndërrohet në një ent publik që do të quhet autoriteti kombëtar i rrugëve. Është ky propozimi që Ministria e Transporteve ka dërguar nëpërmjet një projektligji në kuvend. Por pika që mbetet për tu diskutuar dhe që ende nuk është vendosur nga Komisioni Parlamentar i veprimtarive prodhuese është varësia e këtij autoriteti. Sipas zvendësministrit të Transportve Ernest Noka, institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore kanë kërkuar që ky institucion të jetë i pavarur me argumentin se administron pothuajse gjysmën e fondve të buxhetit. Ditën e nesërme pritet që ministri i Transporteve Sokol Olldashi të raportojë në komision lidhur me këtë projektligj dhe më pas të merret vendimi përfundimtar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›