E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dënohen me arrest shtëpie 3 mjekë e 2 infermjerë

Dënohen më arrest shtëpie 3 mjekë e 2 inferjerë të maternitetit "Koco Gliozheni" të akuzuar për marrje ryshfeti e mitmarrje. Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit ndërsa pritet një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë cështje. 

TIRANE- Gjykata e Tiranës mori sot vendimin për të vënë në arrest shtëpie 3 mjekë dhe 2 infermjerë të maternitetit “Koco Gliozheni” në kryeqytet. Bluzat e bardha akuzohen për ryshfet dhe mitmarrje ndërsa ishin nën hetim nga policia prej 2 muajsh. Sot gjykata mori vendimin për ta ndërsa policia e Tiranës ekzekutoi këtë vendim. Në arrest shtëpie janë vënë Petrit Rexhepi 56 vjec shef pavioni te ‘Koco Glozheni’ Dritan Xhangolli, obstetër në këtë maternitet, Hyra Reci, infermiere mami, Nilka Ferhati, mami. Gjithashtu në arrest shtëpi është vënë edhe Lefter Mano, anestezist po në këtë maternitet.

Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare nga ana e saj në lidhje me këtë cështje. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›