E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/ Plagoset me armë 39-vjeçari

Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan një 35-vjeçar nga ky qytet, me akuzën për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Kështu, në prangat e policisë ka rënë shtetasi Bledar Kruja, 35 vjeç, lindur dhe banues në qytetin Shkodrës.
Ai u arrestua pasi në afërsi të Tregut të Zdrales të qytetit qëlloi me armë zjarri tip pistoletë drejt shtetasit R. Bajrami, 39 vjeç lindur dhe banues në Shkodër, që ndodhej në kabinen e automjetit të tij "IVECO" dhe ka marrë dëmtime në trup. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›