E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësia, Vasili: Të zbatohet sistemi i referimit

Sistemi i referimit do të zbatohet në mënyrë rigoroze në të kundërt qytetarët nuk do të kenë akses në qendrat spitalore, ndërsa shefat e shërbimeve do të ndëshkohen. Kjo është deklaruar nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. 

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili paralajmëron ndëshkime ndaj shefave të shërbimeve në spitale që kryejnë vizita pa rekomandimin e mjekut të familjes. Vasili ka deklaruar gjithashtu se qytetarët që nuk respektojnë sistemin e referimit, nuk do të kenë akses pranë spitaleve dhe do të detyrohen të kthehen pa kryer asnjë vizitë.
“Ndihma shëndetësore e cila nuk kalon në filtrin përkatës do të thotë që pacientët nuk do të kenë akses për gjëra banale në spitalet tona dhe do të detyrohen të kthehen mbrapsh. Në kontrollet dhe verifikimet që do të bëjmë, do të ketë masë administrative ndaj atyre që do të shkelin rregullin” u shpreh Vasili.
Deklarata u bë pas konferencës “Mbrojtja social-shëndetësore në Shqiperi. Sfidat dhe Mundësitë”, organizuar nga projekti gjerman , ku ka qenë i pranishëm dhe ambasadori gjerman në Tiranë. Ministri Vasili tha se në këtë takim u qartësuan më tej pikat kryesore të reformës spitalore. Vasili theksoi se deri tani reforma ka mbetur pa u konkretizuar pasi nuk është zbatuar ligji.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›