E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria i bashkohet Grupit Ndërkombëtar të Miqve të Sirisë

Shqipëria i bashkohet Grupit Ndërkombëtar të Miqve të Sirisë. Ministria e Punëve të Jashtme mbështet konkluzionet e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, mbajtur më 27 shkurt në Bruksel, mbi zhvillimet në Siri, si dhe sanksionet shtesë që Bashkimi Europian ka adaptuar kundër regjimit të Assadit, sanksione të cilat synojnë të paralizojnë aparatin dhe financat e makinës së shtypjes kundër popullit sirian.
 

Ministria e Jashtme shpreh simpatinë dhe mbështetjen për forcat progresive, të cilat kanë përqafuar aspiratën për transformimin e Sirisë në një shtet demokratik, të hapur e pluralist, që respekton të drejtat e të gjithë komuniteteve që jetojnë në këtë vend.
 

Duke bashkërenduar kontributet e saj me ato të komunitetit ndërkombëtar, Republika e Shqipërisë i bashkohet Grupit të Miqve të Sirisë, duke besuar se kjo është rruga e sigurt për të ndihmuar popullin sirian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›