E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria, tender për 19 autovetura

Nuk bëhet fjalë për ndonjë ministri apo për institucione të veçanta, me personel të madh, por për një drejtori, e cila nuk varet plotësisht nga dikasteri përkatës (rasti konkret, MPPTT-ja). Kështu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, pasi ka zgjidhur pjesërisht problemin me patentat për automjetet, tani ka menduar për të tjera çështje, jo pak të rëndësishme. Kjo drejtori ka kërkuar blerjen e 19 autoveturave, e cila me anë të një tenderi ofron rreth 600 mijë dollarë (përfshi TVSH-në). Burime zyrtare të APP-së, bëjnë me dije se oferta është paraqitur në mesin e këtij muaji dhe pritet të publikohet së shpejti, ndërsa lidhur me autoveturat e kërkuara, ata janë në interes direkt të drejtorisë. Për vitin 2008 është parashikuar të shpenzohen rreth 2 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për blerje të automjeteve, ku faturën më të lartë e ka paraqitur Ministria e Jashtme dhe ajo e Arsimit, respektivisht 650 dhe 450 mijë dollarë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›