Nderron jete ne Spitalin e Kukesit sekretari i Komunes Gjinaj
Sekretari i Komunës Gjinaj të rrethit të Hasit ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak të Tiranës një ditë pas plagosjes së tij nga shtetasi Qamil Kastrati në qendër të qytetit të Kukësit. Policia e Kukësit ka vënë në pranga edhe një tjetër shtetas, i dyshuar si ndihmës dhe bashkëpunëtor në vrasjen e sekretarit të Komunës Gjinaj të Rrethit të Hasit Naim Bytyci. 35 vjeçari Bajram Mariqi është arrestuar nga forcat e policisë në shtëpinë e tij në Pogaj të Hasit. Burime të policisë së Kukësit pohojnë se 35 vjeçari Bajram Mariqi, me arsim të lartë dhe mjek në qendrën shëndetësore Gjinaj, ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Sipas policisë,nga hetimet paraprake Mariqi ka qenë i përfshirë në debatin e zhvilluar me viktimën dhe pas plagosjes së tij nga Qamil Kastrati e ka transportuar autorin me mjetin e tij në Pus të Thatë. Për këtë arsye, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës,ka urdhëruar ndalimine tij duke kërkuar edhe arrestimin me burg nga Gjykata e Kukësit për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e martë në qytetin e Kukësit ku mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital Naim Bytyci, sekretar i komunës Gjinaj në Has nga Qamil Kastrati infermier në qendrën shëndetësore Gjinaj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve tëmbartuar kohë më parë për shkak të pozicionit të punës dhe emërimeve në qendrën shëndetësore të Gjinajt.