Drejtuesit e Manastirit kundërshtojnë sigurimin nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 24 gusht - Siguria e Manastirit të Graçanicës që ndodhet pak kilometre larg Prishtinës, nga e hëna ka kaluar në përgjegjësinë e policisë vendase.
Pa ndonjë ceremoni, forca paqëruajtëse e KFOR-it i ka dorëzuar kompetencat për këtë objekt tek policia, megjithëse vendimi është kundërshtuar nga drejtuesit e Manastirit.
Megjithë përpjekjet, siç raporton BBC, askush nga kreu i Manastirit nuk deshi të deklarohet për këtë çështje.
Për dallim nga KFOR-i, policia nuk ka vendosur një pikë statike para manastirit.
Vetëm dy polici të kombësisë serbe patrullojnë andej, ndërsa e vetmja shenjë që tregon se manastiri dikur ka pasur mbrojtje të fortë, janë telat gjemborë të vendosura mbi murin e gurtë të tij.
KFOR-i thotë se vendimi për kalimin e përgjegjësive për ruajtjen e Manastirit të Graçanicës nga policia e Kosovës reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë dhe besueshmërinë se forcat vendore të rendit mund ta kryejnë këtë detyrë.
Pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi nga ana e autoriteteve në Beograd dhe Kishës Orotodokse Serbe që e kanë cilësuar atë si të ngutshëm, qytetarët e Graçanicës e kanë pranuar në qetësi vendimin për ruajtjen e manastirit nga forcat policore të Kosovës.
“Mendoj se gjithçka do të jetë në rregull. Unë e pranoj këtë vendim”, thotë për BBC-në një banor i Graçanicës, Milutin Vidosavleviq, 72 vjeçar.
“Mendoj se do të ketë siguri të njejtë, siç ka qenë edhe me KFOR-in. Unë kam besim të plotë në policinë e Kosovës”, shton ai.
Për disa qytetarë, ruajtja e manastirit nga forcat e rendit është e panevojshme.
Objektet e rëndësishme kulturore dhe fetare, siç shprehet një qytetar i Graçanicës që nuk deshi t’i përmendet emri, duhet të mbrohen nga vetë njerëzit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
“Nuk duhet as kishat, as xhamitë t’i ruaj askush. Ato i ka krijuar Zoti dhe ai duhet t’i ruajë. As policia, as KFOR-i nuk duhet t’i ruajë”
“Kush duhet të më ruajë mua që të hyjë në kishë, policia apo KFOR-i. Cili shekull është ky, a është shekulli i XV-të, XVIII-të apo XIX-të”, pyetet ai.
Kryetari i komunës së re të Graçanicës, Boban Stojanoviq thotë se kalimi i përgjegjësive për ruajtjen e manastirit nga KFOR-i tek policia mund të ketë qenë një proces më i lehtë në këtë vendbanim serb, banorët e të cilit kanë filluar të integrohen në jetën institucionale të Kosovës.
Por zoti Stojanoviq shpreh mirëkuptim për drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe që janë deklaruar kundër mbrojtjes së trashëgimisë kulturore serbe nga institucionet e Kosovës.
“Nuk mund ta cilësojnë një vendim të tillë si teknik, kur gjithçka tjetër është politike. Këtu gjithçka është politikë dhe madje nuk ekzistojnë çështje teknike.
Mendoj se kur flasim për manastire, ende ekziston një dozë dyshimi dhe rreziku për sigurinë e tyre”, thotë ai.
“Kjo nuk është diçka e re, nuk është improvizim, është vetëm përkujtim në diçka që ka ndodhur në të kaluarën e afërt, është ndoshta vetëm një tërheqje e vëmendjes për bashkësinë ndërkombëtare dhe KFOR-in, që ata të marrin përgjegjësinë nëse u ndodh diçka njerëzve në manastir apo vetë objekteve fetare dhe ne duhet t’i kuptojmë ata, sepse ata kanë kaluar në një periudhë të vështirë”, thekson z.Stojanoviq.
Por policia e Kosovës porosit të gjithë serbët që të mos tremben nga fuqizimi i përgjegjësive të saj.
Zëdhënësi Brahim Sadriu thotë se policia ka kapacitete të plota jo vetëm për ruajtjen e trashëgimisë fetare e historike serbe, por edhe për garantimin e një mjedisi të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ne deri tani i sigurojmë 18 objekte tjera 24 orë në ditë dhe gjithashtu 174 objekte të trashëgimisë kulturore fetare sigurohen nga policia e Kosovës dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë incident”, thotë zëdhënësi Sadriu.
Pas Manastirit të Graçanicës, pritet që KFOR-i t’i kalojë edhe tre objekte të ngjashme nën mbrojtjen e policisë vendase. Por ende nuk ka një vendim të Këshillit Veri Atlantik për Patriarkatën e Pejës, manastirin e Deçanit, Deviçit dhe Manastirin e Kryeengjëjve, të cilat edhe më tutje vazhdojnë të mbrohen nga KFOR-i.
Ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe është një nga përgjegjësitë që kanë marrë institucionet e Kosovës me planin e Ahtisarit për pavarësinë.
Por autoritetet në Serbi dhe udhëheqësit e Kishës Orotodokse Serbe e kanë kundërshtuar procesin e bartjes së përgjegjësive tek institucionet e Kosovës, duke fajësuar siç kanë thënë grupe të shqiptarëve, të cilët sipas tyre kanë shkatërruar një numër kishash gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.
Objektet e trashëgimisë historike serbe të dëmtuara gjatë kësaj periudhe janë restauruar me mjetet e qeverisë, e cila thotë se ato janë pasuri e Kosovës dhe si të tilla duhet të ruhen nga të gjithë