Ivanoviq: Beogradi nuk ka besim në policinë e Kosovës

Autoritetet serbe nuk kanë besim në policinë e Kosovës, sepse personat, të cilët ia kanë vënë zjarrin manastireve serbe ende nuk janë arrestuar, ka thënë për RTS sekretari shtetëror, Oliver Ivanoviq, duke komentuar vendimin që policisë të Kosovës t’i besohet ruajtja e Manastirit të Graçanicës.
Ivanoviq për RTS ka thënë se njerëzit, të cilët kanë djegur manastiret edhe më tutje janë në liri dhe se mund të përsërisin atë që kanë bërë. “Nëse fajtorët janë në liri, ata nuk janë dënuar, por janë trimëruar që të bëjnë të njëjtën gjë”, ka theksuar ai.
Ivanoviq ka vlerësuar se NATO një vendim të tillë e ka marrë për shkaqe politike, sepse ekziston presion për shkak të numrit të madh të ushtarëve që po mban në hapësirën e Kosovës, ndërkohë, sipas tij, ekziston nevoja për më shumë ushtarë në Afganistan dhe Irak.
“Nuk duhet të zvogëlohet numri i ushtarëve. Madje, nuk duhet të tërhiqen nga vendet e ndjeshme, siç janë përmendoret historike dhe kulturore, përkatësisht përmendoret e traditës kulturore serbe dhe enklavave të izoluara”, ka thënë Ivanoviq.
Sipas tij, nuk është problem i Graçanicës, pasi që ai është i rrethuar me banorë serbe, por ka vlerësuar se “nëse një vendim i tillë kalon, atëherë manastire si Gorioça në komunën e Pejës, Butisalci në atë të Klinës, Deviçi në Skënderaj dhe Manastiri i Anxhelit të Shenjtë në Prizren, do të rrezikohen”.