E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte, arma kryesore e Juventusit

Kushdo që kërkon të mësojë arsyen e suksesit të deritashëm të Juventusit në Serie A, nuk duhet të shikojë më larg se te trajneri Antonio Conte.

Strategu i ri i Bianconerëve ka transmetuar intensitet në skuadrën e tij, dëshirë dhe shpirt luftarak, të cilën gjë e kishte treguar 12 vite më parë si mesfushor kryesor i skuadrës.

Zyrtari i Juventusit, ish mesfushori Pavel Nedved, ka thënë: “Conte meriton lëvdata për mënyrën si i ka dhënë shpirt ekipit të tij”. Pas përfundimit në pozitën e shtatë sezonin e kaluar, Juventus tani ka dy pikë epërsi ndaj Milanit pas 13 xhirove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›