E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminim i turpshëm

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra ka pranuar se ndihet i “turpëruar” që do të luajë në Europa League. Djajtë e Kuq u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes së befasishme 2-1 nga Basel në Zvicër.

Gjiganti anglez tani do të jetë i angazhuar të enjteve mbrëma, pa përmendur humbjen e të hyrave prej rreth 20 milionë funtesh.

“Duket si një ëndërr. Por, nuk është ëndërr, është realitet. Ne është dashur të zgjohemi më herët në këtë garë. E merituam eliminimin e turpshëm”, tha Evra për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›