E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drejtuesit vendorë në PS, Rama nga Peshkopia: Të rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë në zgjedhjet e ardhshme

Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia tha se Partia Socialiste ka nevojë për energji të reja. Ai tha se e sheh me shumë me rëndësi fuqizimin e PS por edhe rritjen e shkallës së përgjegjësisë në anëtarësi.

“PS është një trup që ka nevojë të rrite vazhdimisht. Ka nevojë vazhdimisht për gjak të ri, për energji të reja. Ne edhe këtë herë e kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të shkuara. U ulëm për të lexuar rezultatin. Nuk është e rastësishme që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe. Ka një risi, si rezultat i një analize dhe debati të brendshëm. Është e rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësi” tha Rama.

Ndër të tjera Rama ka kërkuar rikonfirmimin të kryetarit aktual në Bashkinë e Peshkopisë.

“Duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë të paktën deri tani janë fjalë të mira. Mos e marrim mësysh kryetarin e bashkisë. Përveçse ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë në zgjedhjet e ardhshme vendore është një drejtues që do të bëjë shumë punë por duhet të rimarrim ato mandate e tjera që ne na takojmë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme sepse ne jemi këtu për një rrugëtim të gjatë, deri në 2030.’- tha Rama.Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›