Ambasadat Shqiptare në Londër dhe Irlandë, nisin shërbime konsullore dhe dokumentet biometrike

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Po ashtu nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike. Lajmin e bën të ditur ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.
“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada. Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, do të nisë shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë. Gjithashtu, nga 27 qershori Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë shërbimet për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë kudo që ata ndodhen jashtë vendit.” shkruan Xhaçka.
/rtsh.al/