Dreka e mortit, helmohen 120 persona
Me shume se 120 persona kane rrezikuar jeten nje dite me pare, pasi supa e bere gati per diten e trete te mortit dyshohet te kete qene jashte standardeve. Deri me tani dyshohet se i ka helmuar supa, e cila ishte pergatitur per kete dite. Me shume se 160 persona ishin mbledhur ne te tretat, pasi kane humbur te afermin e tyre, nje 21-vjecar, qe vdiq disa dite me pare ne nje aksident rrugor ne Itali. 50 prej tyre kane mberritur ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak. Ndersa mbi 100 te ftuarit e tjere jane shperndare ne spitalet e Krujes, Lacit dhe Durresit. Ngjarja ka ndodhur ne Fushe-Kruje, ku te ftuarit ne nje ceremoni mortore jane helmuar, pasi kane konsumuar pjaten e pare. Menjehere pas ngjarjes eshte marre ne pyetje kuzhinieri i lokalit, si dhe jane marre kampione nga supa, qe helmoi personat qe po drekonin. Rreth 160 persona jane helmuar dje ne dreke ne nje lokal ne autostrade. Te ftuarit ne nje dreke mortore, ne te tretat e nje afermi te tyre, jane ndjere keq, pasi kane konsumuar pjaten e pare. Te ftuarit kane shfaqur te njejtat simptoma sapo kane perfunduar pjaten e pare. Menjehere jane shoqeruar ne spitalin e Fushe-Krujes te semuret e pare, te cilet me pas jane transportuar ne Spitalin Ushtarak, ndersa pjesa me e madhe e tyre jane derguar ne spitalet e qyteteve perreth. Burime nga Policia e Durresit bene te ditur se numri i personave te helmuar nga ushqimi ne nje nga lokalet e Fushe-Krujes, rreth 20 km larg Tiranes. Sipas te njejtave burime mesohet se personat e helmuar ishin mbledhur rreth ores 13:00 ne nje dreke perkujtimore, te cilen e organizonte familja Tema nga fshati Arameras, prane Fushe-Krujes. Familja Tema kishte zgjedhur lokalin ne pronesi te Afrim Vathit, qe ndodhet ne afersi te mbikalimit te Fushe-Krujes per te perkujtuar humbjen e te afermit te tyre. Burime nga bluzat e bardha ne Spitalin Ushtarak bejne te ditur se personat qe kane mberritur mesditen e djeshme nga Fushe-Kruja jane jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe te gjithe personat qe kane ardhur per t'u mjekuar ne kete spital kane shfaqur simptomat e helmimit. Te njejtat burime bejne te ditur se deri ne oret e vona te mbremjes nuk jane percaktuar shkaqet qe cuan ne helmimin e personave qe kane konsumuar te njejten supe dhe kane shfaqur te njejtat shqetesime. Te helmuarit jane vizituar dhe nga ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, i cili deklaroi pas vizites ne Spitalin Ushtarak se te gjithe personat jane jashte rrezikut per jeten. Forcat e policise dhe ato te qarkullimit rrugor te qarkut te Durresit, sapo u njoftuan per kete ngjarje moren masa per lehtesimin e transportimit te personave te demtuar drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes dhe spitaleve te tjera te zones. Burimet bene te ditur se 50 prej personave te helmuar u derguan ne Spitalin Ushtarak, ndersa 20 te tjeret ne spitalet e Krujes, Fushe-Krujes dhe Lacit. Mesohet se 70 per qind e te ftuarve ne dreke jane nga fshati Arameras, aktualisht ndodhen jashte rrezikut per jeten. Prokuroria e rrethit te Krujes dhe forcat e policise po punojne per te sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe shkaqet e helmimit masiv ushqimor, por per te dhene nje pergjigje te sakte, pritet rezultati i ekspertizes se kampioneve te marre ne lokal.
Menyja e bere gati dje per mortin:
Meze me perime dhe djathe
Supe me mish pule
Tasqebap
Pilaf me mish
Sallate jeshile
Hallve
Hetimet, shoqerohet ne polici personeli i lokalit
Policia e Fushe-Krujes dhe ajo e Krujes, qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes, kane bere te ditur se deri me tani kane shoqeruar dhe marre ne pyetje me shume se dhjete persona, duke perjashtuar viktimat e ketij helmimi, te cilet ishin shperndare ne disa prej spitaleve te vendit. Burime nga uniformat blu kane bere te ditur se, ne polici eshte shoqeruar pronari i lokalit Afrim Vathi, gruaja e tij, e cila kishte dhe detyren si kuzhiniere ne kete lokal, personeli i kuzhines, si dhe kamerieret. Deri me tani nuk ka pasur asnje te akuzuar, por behet e ditur se, pritet qe te vihet nen hetim kuzhinierja e lokalit, e cila eshte njekohesisht dhe pronarja e tij. Burimet zyrtare nga policia e Durresit kane bere te ditur se deri me tani, nuk eshte vene nen akuze asnje nga personat qe kane qene aty.
Nderkaq qe nga qyteti bregdetar e ne Tirane kane mberritur inspektoret e policise qe kane bere marrjen ne pyetje te personave te helmuar. Ata kane treguar ngjarjen, duke shtuar se, supa, e cila kane konsumuar, u kishte lene nje shije te keqe ne goje ne momentin qe kane qene duke e konsumuar. Pas disa minutash kane filluar dhe simptomat e para te te semureve, te cilet kane shkuar ne spital. Por te bluzat e bardha kane shkuar shume persona, te cilet ishin ne kete mort, qe per pak nuk u kthye ne nje tragjedi. Te shoqeruarit ne ambientet e policise kane deklaruar se nuk e dinin se cili ishte shkaku qe i kishte cuar te gjithe te pranishmit qe te shtroheshin ne spital dhe te helmoheshin. Ata kane thene se, gatimi ka qene i fresket dhe nuk ka pasur ndonje gje tjeter ne gjellet e servirura. Por shqetesimet, sipas deshmitareve, kane nisur menjehere pasi kane konsumuar supen, kampione te se ciles jane derguar ne laborator per te analizuar perberjen e saj, dhe nese kishte gje te skaduar ne te. Ata thane se pikerisht te supa duhet kerkuar shkaku i semundjes se tyre. Policia ka shkuar ne vendngjarje ka marre mostra nga ushqimet dhe pijet qe kane perdorur klientet e lokalit dhe i ka derguar ato per ekspertize. Pergjigjja e ekspertizes do te vendose dhe masat ndaj lokalit, ku me shume se 30 persona jane semurur rende.
Mjeket: Asnje ne gjendje te rende
Personeli mjekesor i Spitalit Ushtarak ka bere te ditur se te semuret jane paraqitur me simptoma te helmimit nga ushqimi. Ata kishin dridhje te trupit, marrje mendsh, dhimbje koke dhe te vjella, kane treguar mjeket qe kane pritur te helmuarit. "Aktualisht asnje prej pacienteve nuk paraqitet ne gjendje te rende", pohuan mbreme burime nga bluzat e bardha te Spitalit Ushtarak. Ne vendin e ngjarjes mberriti nje grup i posacem hetimor, ne perberje te te cilit ishin eksperte te policise kriminale, te mjekesise ligjore dhe oficere te policise gjyqesore. Ata moren kampione nga ushqimet e konsumuara dhe i derguan ne laborator per ekspertize. Policia shoqeroi pronarin e lokalit, Afrim Vathi, si dhe bashkeshorten e tij.
Policia: Morem njoftim nga nje telefonate
Burime te policise se Krujes bejne te ditur se ka marre njoftimin ne oren 12:35 minuta, nga nje telefonate anonime. Sipas uniformave blu, menjehere, ata jane nisur dhe kane mberritur ne vendin e ngjarjes, nen drejtimin e shefit te Komisariatit, Gjin Lesi dhe drejtuesve te tjere te kesaj policie. Sapo policia ka mberritur ne lokalin "Vathi", ajo ka vazhduar t'u jape ndihmen e pare personave te helmuar, duke i nisur me makina rasti ne drejtim te spitalit te Krujes dhe Tiranes, duke ju ardhur ne ndihme edhe mjekeve te spitalit. Nderkohe qe ka kryer edhe rrethimin e lokalit dhe ka vazhduar ekspertizen dhe mbledhjen e te dhenave operative. Sipas policise, eshte shoqeruar ne komisariatin e policise edhe kuzhinieri qe ka gatuar ushqimin dhe pronari i lokalit Afrim Vathi. Nderkohe qe nga Drejtoria e Higjienes Kruje, kane mberritur ne lokal edhe specialiste te higjienes, te cilet kane marre edhe kampione te ushqimit qe kane konsumuar pacientet e shtruar ne spital, per te kryer edhe analizat perkatese dhe nxjerre edhe shkaqet e ketij helmimi masiv. Sipas burime te policise se Krujes, dyshohet se helmimin e ka shkaktuar mishi.