Abuzimet me pronat ne Kashar, edhe dy ne pranga
Shkon ne dhjete numri i zyrtareve te ndaluar per abuzimin me pronat ne komunen e Kasharit. Policia e Tiranes ndalon dy persona te tjere qe akuzohen si te perfshire ne mbivendosjen e pronave e gent-planeve ne kete zone, nderkohe qe dy dite me pare Gjykata e Faktit kishte aprovuar masen e arrestit "burg pa afat" per abuzime e shkelje te detyres. Burime zyrtare thane se agjentet e sektorit te Task-Forces ndaluan diten e djeshme Bashkim Kusin, 45 vjec dhe Ruhi Valiasin, kryeplak i fshatit Kashar 2, pasi hetimet e kryera konkluduan ne perfshirjen e tyre ne kete ngjarje. Mesohet se Kusi eshte vellai i Durim Kusit, 35-vjecarit, qe u vra rreth nje vit me pare ne lagjen Kombinat, pas nje atentati per gjakmarrje, ngjarje per te cilen eshte arrestuar dhe denuar me 25 vite burg autori i krimit. Gjate fundvitit te kaluar, policia dhe prokuroria ndaluan dy ish-kryetare komunash dhe ate aktual ne Kashar, dy kryepleq dhe dy zyrtare kadastre se bashku me shoferin e institucionit, qe akuzohen per abuzime me trojet ne kete zone apo korrupsion nepermjet shitjes se tokave per biznese te ndryshme e deri ne tjetersime.
Ka qene mengjesi i djeshem, kur agjentet e zyres se Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes dhe ata te policise kane zbarkuar ne komunen Kashar per te kryer operacionin. Ka mjaftuar urdhri i gjykates per masen e dhene pas dorezimit te provave, kryesisht dokumentacione, per te kryer edhe arrestimin e Bashkim Kusit dhe Ruhi Valiasit, ky kryeplak ne fshatin Kashar 2. Asnje prej te dyshuarve nuk ka reaguar gjate operacionit, ndersa nuk pranuan akuzat e ngritura prej hetuesve. Burime zyrtare thane se Valiasi akuzohet per vertetime e gent-plane te falsifikuara, si dhe mbivendosje pronash ne fshatin Kashar 2, kurse Kusi nen hetim per nderhyrje dhe tjetersimin e pronave ne kete zone. Mesohet se hetimet jane kryer per te njejtin grup qe ka vepruar nga viti 2003 e deri ne vitin 2007, nepermjet dhenies se lejeve apo trojeve per ndertime, ku perfshihet edhe nje pjese e autostrades Tirane-Durres. Pritet qe dy te ndaluarit te dalin ne gjykate per vleresim mase, ndersa mesohet se nuk i kane pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Mesohet se nen hetim jane edhe zyrtare te tjere dhe persona qe akuzohen per tjetersimin e pronave.