Topi-Mesic: Liberalizim vizash

Shqiptaret do te kene me shume mundesi te levizin lirisht drejt Kroacise, pasi premtimit te bere dje nga Presidenti kroat, Stipe Mesic, se regjimi i vizave do te liberalizohet ne kornizat maksimale te mundshme. Ne diten e pare te vizites se tij ne Shqiperi, Mesic u shpreh i gatshem dje gjate takimit me Presidentin Bamir Topi te punoje per liberalizimin e plote te vizave. "Biseduam per regjimin e vizave. Tani do te marrim te gjitha masat qe edhe me tej regjimi i vizave te liberalizohet ne kornizat maksimale te mundura", premtoi Mesic gjate konferences se perbashket per shtyp me homologun Topi. Ishte ky i fundit qe ne takimin koke me koke me Presidentin kroat ka kerkuar qe te influencoje ne regjimin e liberalizimit te vizave. "Eshte nje terminologji regjimi i vizave, cfare do te thote pa viza, ne menyre qe te gjithe qytetaret te kene mundesi te levizin ne dy vende qe jane tradicionalisht miq, por qe sot jane me prane se kurre ne familjen euroatlantike", tha Topi. Deri ne vitin 2000, mes Shqiperise dhe Kroacise ka pasur nje regjim te rrepte vizash, e cila nuk ka ndihmuar ne qarkullimin e njerezve dhe mallrave. Regjimi ndryshoi pas vitit 2000 e dje kreu i shtetit kroat premtoi ndikim per liberalizim te plote te vizave. Dy kreret e shteteve u shprehen se diskutuan se duhet te vendosen lidhje direkte ajrore qe te lidhin Zagrebin me Tiranen, Zagrebin me Prishtinen dhe Tirana me Prishtinen.
Si dy vende qe marrin se bashku ftesen per anetaresimin ne NATO me 3 prill, Shqiperia dhe Kroacia do te intensifikojne bashkepunimin per realizimin e reformave qe u dalin perpara. Dy personalitetet, Topi dhe Mesic, vleresuan ne takimin e djeshem marredheniet mes dy vendeve si te shkelqyera dhe ne aspektin ekonomik. "Shprehem deshiren qe keto marredhenie te intensifikohen. Une besoj qe marredheniet mes institucioneve specifike, do te kene hapesiren e nevojshme dhe terrenin e pershtatshem qe keto marredhenie te biznesit mes dy vendeve tona te zhvillohen pa asnje lloj pengese ligjore dhe mbi te gjitha pa asnje lloj pengese psikologjike", u shpreh Presidenti Topi. I kenaqur per bashkepunimin e deritanishem u shpreh dhe Presidenti kroat, Mesic. "Vullneti politik ne te dyja palet ekziston dhe une vertet nuk shoh asnje pengese ne rrugen e zgjerimit dhe te forcimit te marredhenieve miqesore mes Kroacise dhe Shqiperise", theksoi Mesic, duke theksuar se marredheniet e bashkepunimit do te intensifikohen dhe ne kuader te rezultateve per te qene zyrtarisht anetare te NATO-s. "E ardhmja jone qendron ne bashkepunimin e gjithanshem ne Evropen e Bashkuar", theksoi Mesic.
Presidenti kroat, Stipe Mesic, zhvilloi dje takime dhe me Kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e Bashkise dhe PS-se, Edi Rama, si dhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate takimeve me personalitetet shqiptare, Mesic ka vleresuar bashkepunimin mes vendeve, si dhe nuk fshehu urimet per marrjen e fteses si nga Shqiperia dhe Kroacia per anetaresimin ne NATO. Kreu i shtetit kroat theksoi gjithashtu dhe domosdoshmerine e realizimit e te gjitha reformave nga te dy vendet per te qene zyrtarisht anetare ne NATO. Para zhvillimit te seances plenare, Mesic takoi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Bashkebiseduesit vleresuan bashkepunimin mes vendeve dhe sigurisht marrjen e fteses per NATO. Mesic mbylli axhenden e takimeve te djeshme, me mbajtjen e fjales para Kuvendit.
Mesic, ne Kuvend pa perkthyes
Presidenti kroat, Stipe Mesic, mbajti dje fjalen ne Kuvend ne gjuhen e tij, pa perkthyes. Te gjithe ata shqiptare qe kane ndjekur dje seancen plenare, nuk kane mundur te kuptojne asnje nga fjalet qe Mesic ju percolli deputeteve apo mesazhi qe dha per Shqiperine, ndonese seanca ishte direkt. Si rralle ndonjehere, nje President i nje shteti te huaj, foli pa perkthyes dhe vetem deputetet munden ta marrin vesh se kishin fjalimin e perkthyer ne shqip.