Pasurite, 212 zyrtare nuk e deklarojne

Zyrtaret fshehin pasurine dhe pse ligji kerkon deklarim te cdo qindarke. Ne perfundim te afatit ligjor te dorezimit te deklaratave, jo pak po 212 zyrtare nuk kane deklaruar ne kohe pasurite e tyre, apo kane dorezuar jashte afatit formularet prane Inspektoratit te Larte te Pasurive. Kryetarja e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive, Fatmira Laskaj, tha dje se 116 persona jane gjobitur ne masen 20000-30000 leke, pasi nuk kane deklaruar ne kohe pasurine e tyre te tundshme e te patundshme. Ndersa 96 te tjere ende s'e kane deklaruar e u paralajmeruan se ndaj tyre do te merren masa ndeshkimore nga gjobe deri ne ndjekje penale, nese vazhdojne te mos e deklarojne pasurine dhe pse i detyron ligji. Ne listen e zyrtareve qe kane fshehur pasurine, jane dhe dy deputete, Ndricim Babasi i PD-se dhe Hajrulla Paturri i PR, kryetari i minibashkise numer 10, njekohesisht zedhenes i selise blu, Gerti Bogdani si dhe shefi i Policise se Tiranes, Krenar Ahmeti. Nderkohe qe rekord per mosdeklarim te pasurise mbajne zyrtaret e administrates tatimore e doganore, si dhe nje sere kryetaresh bashkish e komunash. "Nga rakordimet e kryera me shkresat zyrtare te derguara prej vete institucioneve, rezulton se deri diten e fundit te afatit, 16 prill 2008, nuk gjenden te dorezuara ne ILDKP deklaratat e 96 zyrtareve te niveleve te ndryshme te administrates", theksoi Laskaj. Kryeinspektorja paralajmeroi qe keta zyrtare te kene justifikime te vlefshme, nese duan t'i shpetojne ndeshkimit, ne te kundert nuk do te shmangin dot gjobitjen apo dhe ndjekjen penale. Deri me sot, Laskaj ka gjobitur 116 zyrtare qe shkelin afatin ligjore, e te tjera ndeshkime priten per ata qe ende s'e kane deklaruar pasurine ne kete institucion. Me te pabindurit per te deklaruar pasurine kete vit kane qene zyrtaret ne rrethe, kryesisht nepunes te administrates tatimore e doganore. Shume doganiere, inspektore kontrolli apo tatimore u gjobiten dje me shumen 20000-30000 nga inspektorati se e dorezuan me vonese deklaraten e pasurise. Por te papergjegjshem kane qene dhe nepunes te ministrive te Drejtesise apo Transporteve. Keshtu, ILDKP gjobiti per mosdeklarim te pasurise Evelina Bekteshi, drejtore ne Ministrine e Drejtesise, Nexhat Hajdari, keshilltare po ne kete ministri dhe Plator Bilibashi, drejtor i Drejtorise se Inspektimit. Ne emrat e shkelesve te ligjit gjenden dhe Ilir Shqina, keshilltar diplomatik ne Ministrine e Integrimit, Maksim Malaj komandant Brigade, Ministria e Mbrojtjes, Frederik Beltoja, komandant Regjimenti. Me probleme ne deklarimin e "xhepave" kane qene dhe nepunesit e Ministrise se Transporteve. Si Brikena Tare, drejtore e Institutit te Transportit, Sermet Bega drejtor Arkivi dhe Iglon Peci, drejtor Drejtorise Sherbimeve Juridike.
Shkeljet, nuk deklarohen pasurite e patundshme
Zyrtaret e larte te shtetit vijojne te mos deklarojne pasurine dhe pse jua kerkon ligji. Edhe per kete vit, ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive jo te gjithe kane deklaruar pasurine e tundshme dhe te patundshme. Nje fenomen i tille vazhdon te ndodhe edhe pse ILDKP ka zhvilluar shume trajnime me te zgjedhurit ne shume rrethe te vendit, si dhe seminare te shumta per deklarimin e pasurise.
Precedenti, dhe vitin e kaluar 110 zyrtare me gjoba
Jo pak zyrtare u gjobiten e u kallezuan penalisht dhe per vitin qe shkoi se nuk deklaruan pasurine e shkelen ligjin. 110 zyrtare te larte te shtetit u zbuluan per vitin 2007 se kane konflikt interesi ne punen qe kryejne. Kater zyrtare u kallezuan penalisht ne Prokurori per "Fshehje te Pasurise", ndersa 12 te tjere per "Refuzim ne deklarimin e interesave private". Ndersa 175 zyrtare u gjobiten me shuma nga 15000-30000 leke.