Plagoset me sacmat e pjatelit piktori Sali Shijaku

Plagoset me nje plumb ne kembe piktori i madh dhe i mirenjohur ne vend, Sali Shijaku. Gjate dites se punes se tij, te dielen, 75-vjecari ka qene duke punuar nje projekt per shkallet e shtepise qe ngjiteshin ne papafingo, buze lumit Erzen, prane fshatit Berzhite, kur nje sacme e nje cifteje e ka goditur ate ne kembe. Menjehere piktori i njohur eshte derguar ne spital, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe me pas eshte derguar ne shtepi, ku ndodhet nen perkujdesje. Lajmin e bene te ditur per gazeten "Koha Jone" burime zyrtare te policise se Tiranes. Ne kete zone ndodhet dhe nje lokal, ku te pasionuarit mbas qitjeve me pjatel, shkojne dhe kalojne disa ore buze lumit Erzen. Lokali "Pjateli" eshte i vetmi ne Tirane qe ofron kete sherbim.
Gjithcka ka ndodhur dy dite me pare, rreth ores 17:30, kur piktori Sali Shijaku ka qene duke punuar ne nje projekt te tijin ne ambient te hapur perballe lokalit te njohur. Mesohet se ne kete zone 75 vjecari zoteronte edhe nje shtepi fshati ku shkonte here pas here per te ushtruar zanatin. Por ndersa ka qene duke hedhur skicen ne leter, sacma e nje cifteje e ka plagosur ate ne nje prej kembeve. Sipas mjekeve qe kuruan piktorin Shijaku, behet e ditur se ai ka marre nje plage ne pulpen e kembes se majte dhe ajo nuk ka qene shume e thelle, ndersa nuk ka probleme per jeten apo per kemben e demtuar. Ngjarja ka alarmuar banoret e zones se Berzhites, te cilet i jane gjendur prane 75-vjecarit, sikurse dhe bashkeshortja e tij. Ata e kane derguar me shpejtesi drejt spitalit, ku dhe eshte mjekuar. Nderkaq qe nga ana tjeter ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe uniformat blu te policise, qe kane nisur hetimet ne lidhje me plagosjen. Policia ka marre ne pyetje pronarin e lokal "Pjateli", kamerieret dhe punonjesit qe sherbejne te mekanizmi per te pasionuarit. Gjithashtu jane sekuestruar dy arme gjahu ne cilesine e proves materiale.
Sali Shijaku, piktori i njohur, ka dhe nje banese ne kete zone, e cila eshte e vjeter dhe ku shkon zakonisht fundjaves per te kaluar dite te qeta dhe per te bere tablo te ndryshme me peizazhe. Por e diela e kaluar ka qene dramatike per 75-vjecarin, pasi nje plumb per pak sa nuk i ka kushtuar edhe jeten. Sacmat e nje cifteje qe perdorej per qitje sportive ne fshatin 20 kilometra larg kryeqytetit, e kane goditur piktorin ne nje prej kembeve, por autoret mbeten ende te paidentifikuar, pasi jane larguar ne qetesi dhe ngjarja eshte cilesuar nje aksident. Fjalepake si natyre, piktori Sali Shijaku, pergjithesisht ka mundur t'i qendroje larg kamerave e bliceve te aparateve fotografike dhe shume rralle ka dale ne media. Ai jeton ne nje shtepi te vjeter tiranase, e cila per ditet e javes eshte oaza i tij, ku mbreterojne pikturat qe mbajne firmen e Shijakut nder vite, ndersa pak kohe me pare ai ka festuar dhe 75-vjetorin.