E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drekë para finales, mungon Mourinho

Disa nga lojtarët kryesor të Real Madridit u takuan për drekë, tre ditë para finales së kupës, në një restorant mjaft popullor në periferi të Madridit të quajtur Filandon restorant.Ajo çka ra në sy ishte mungesa e Mourinhos dhe e stafit të tij.

Dreka me disa mungesa u zhvillua pas ushtrimeve të mëngjesit në Valdebebas, dhe si duket kjo drekë ishte shtruar në shenjë paqeje pas polemikave të fundit e që protagonist ishte Mourinho, dhe ishte iniciativa e disa lojtarëve kyq të skuadrës që të bashkoheshin në këtë drekë,e cila pritet të jetë si një hajmali në ndeshjen e Kupës në Bernabeu.

Lojtari i cili e kishte postuar këtë foto në Twitter ishte Sergio Ramos, e ku protagonistë janë: Pepe, Casillas, Ronaldo, Higuain,e Coentrao./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›