Shqipëria, e treta nga fundi

Shqipëria edhe për këtë vit renditet në pozicionet e fundit në klasfikimin fair play të UEFA-s, e shkatari kryesor janë ndeshjet e kombëtares dhe praqitja e klubeve në Evropë.
Ekipet shqiptare nuk kanë zhvilluar lojë korrekte në kupat e Europës dhe sfidat e përfaqësueses, ndaj vendi yne renditet i 51-ti.
Treshja kryesuese përbëhet nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda që përfitojnë nga një vend shtesë në turin e parë kualifikues të Europa Liges.Shqipëria ka përfituar vetëm një herë nga renditja fair play, për sezonin 2003-2004.
Vendi i dhjetë kualifikoi Teutën në turin e parë të Kupës Intertoto. Në sezonin 2004-2005, Shqipëria u përfaqësua me 5 ekipe në aktivitetet e UEFA-s./indeksonline/