Ferdinand: Lamtumirë Angli

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga kombëtarja angleze. Veterani anglez ka vendosur që tani e tutje të fokusohet te skuadra e Manchester United.
"Pas 16 vitesh që përfaqësova vendin tim, unë kam vendosur që të tërhiqem nga kombëtarja. Tani është koha që të fokusohem më shumë te skuadra ime. Mendoj se është momenti që tu la hapësirë lojtarëve të rinjë në kombëtare. Ka qenë nder për mua të prezantoj Anglinë në të gjitha grupmoshat" deklaroj Ferdinand./Indeksonline/