E Diel, 1 Nëntor 2026

Dren Abazi: Me pelqejne femrat me karakter te forte e qe kane respekt per veten Yllka Selita

Ai eshte jo vetem kompozitor i kengeve te tij, por edhe i shume prej kolegeve te tjere, ky eshte kantautori Dren Abazi, i cili ne nje bashkepunim te tijin te fundit me kengetaren Ledina Celo, ka korrur nje tjeter sukses ne karrieren e tij muzikore. Megjithese ka edhe nje orkester te tijen me te cilen ka nxjerre edhe kenge te tjera, duket se Dreni suksesin me te madh, e ka ne bashkepunime me kengetaret femra, kujtojme ketu edhe kengen me te cilen u be shume i njohur edhe ketu ne Shqiperi, “Ti dhe une”, nje duet me kengetaren e njohur Anjeza Shahini. Ne kete interviste te dhene, Dreni tregon si lindi bashkepunimi me Ledinen dhe cfare ka vleresuar ai ne kete bashkepunim. Nder te tjera, kantautori tregon se pas nje pune te madhe qe ka bere me albumin e tij “Afterparty”, Dreni do te beje nje pauze, por per t’u rikthyer me kenge dhe klipe te reja.

Ju keni festuar ditelindjen javen e shkuar. Cila eshte dhurata me e bukur qe moret?

Megjithese jemi ne nje moshe, qe ne te vertet nuk na bejne shume pershtypje dhuratat, perseri une do te vecoja njeren. Dhurata qe do ta vecoja, ishte ajo qe me beri nena ime. Ishin nje pale syze dielli qe jo vetem me pelqyen, por edhe me emocionuan, pasi ishin bere nga njeriu me i dashur ne bote, qe eshte nena.

Ju kemi pare se fundmi si kompozitor i kenges se Ledina Celos, si lindi bashkepunimi mes jush?

E gjithe kjo, nisi nga nje telefonate qe me beri Ledina. Ajo kishte degjuar disa kenge te tjera qe kisha kompozuar une me pare dhe ne vecanti i kishte pelqyer kenga "Ti dhe une", ku jam ne duet me kengetaren e mirenjohur Anjeza Shahinin. Ideja ishte, qe Ledina donte te vinte ne ekranet shqiptare me ndryshe, pasi kishte disa vite qe ajo kishte munguar ne nje fare menyre nga muzika. Normalisht, qe nga momenti kur m’u be ftesa, per mua ishte nje kenaqesi qe te punoja me nje kengetare si Ledina.

Mund te veconi dicka qe ju ka bere pershtypje nga bashkepunimi juaj?

Po sigurisht qe puna me njerez te ndryshem, normalisht qe kerkon qasje te ndryshme ndaj tyre dhe punes me ta. Te punoja me nje kengetare profesioniste si Ledina Celo, ishte shume e kendshme dhe e lehte njekohesisht. Ajo qe mua me beri pershtypje per hir te se vertetes ishte pergjegjesia, profesionalizmi dhe perkushtimi qe kishte ajo ne pune. Cilesi, qe nuk te ndodh t’i gjesh tek shume njerez sot.

Ne te vertete kenga "Me ndez", ishte nje kenge shume ndryshe nga ato qe jemi mesuar te degjojme nga ju dhe nga Ledina...

Pikerisht kjo ishte ideja dhe ne ia arritem qellimit, me te cilin nisi edhe bashkepunimi yne. Te gjithe ishin mesuar ta shihnin Ledinen me kenge me ritmike, te rrymes dance etj,etj....Kesaj radhe ideja ishte te benim dicka me ndryshe..Titulli pastaj, mund te interpretohet ne disa menyra.

Po ju cfare vleresoni me shume tek nje femer?

Me pelqen me se shumti dhe eshte pikerisht kjo qe me bie ne sy qe ne pamje te pare, te qenit vetvetja dhe jo nje manekin apo nje person i shtirur. Me pas, me pelqen dhe vleresoj shume karakterin e forte tek nje femer dhe per te mos iu nenshtruar askujt.

Dhe cfare nuk honepsni dot tek seksi i kundert?

Pikerisht te kunderten e kesaj qe thashe me lart. Nuk honeps dot femrat qe ne radhe te pare s’kane respekt per veten dhe kjo vjen sigurisht, pasi ju mungon krenaria. Sepse, nese dot kishin me shume respekt per veten, do te ishin ne radhe te pare krenare per ate cka jane dhe ne kete menyre ju rritet edhe vleresimi per veten. Kjo eshte shume e rendesishme per cdo njeri ne fakt, pavaresisht se cfare seksi eshte. Duhet te kesh respekt per veten, ne menyre qe te tjeret te kene respekt per ty.

Ju keni nje shtatlartesi per t’u admiruar, jeni marre ndonjehere me sport?

Jo vetem qe jam marre, por edhe sot merrem me sport gati rregullisht. Per nje periudhe kohe kam qene edhe futbollist dhe kam luajtur per klubin e Prishtines. Por s'mendoj se kjo ka te beje me gjatesine apo ka ndikuar qe une te jem i gjate. Une mendoj se eshte me shume gjenetike, pasi te gjithe pjesetaret e familjes sime, jane njerez kryesisht te gjate.

A ju eshte dashur qe te sakrifikoni ndonje gje per muziken?

Mund te them se me eshte dashur te sakrifikoj disa gjera, jo vetem nje. Por nje gje eshte me e rendesishme per mua, nese i shoh sot sakrificat qe kam bere, nuk jam bere asnjehere pishman per to. Besoj, ia ka vlejtur gjithmone, sepse muzika eshte pasioni im me i madh. Dhe kur ka pasion dhe deshire per te arritur qellimin qe i ve vetes, sakrificat te duken gjera te vogla para asaj qe do te arrish.

Nese do te ktheni koken pas, a ka dicka per te cilen jeni penduar qe e keni bere, apo qe nuk keni mundur ta beni?

Cdo njeri normal me kalimin e kohes fillon te mendoje ndryshe, per gjerat qe ka bere dhe per ato qe mbase nuk ka bere ne jete. Kjo ndikon edhe ne faktin qe ti mund te pendohesh ndonjehere per gjerat qe ke bere apo per ato qe s'ia ke dale dot. Por e rendesishme ne jete eshte qe te besh pikerisht ate, per te cilen ndihesh mire, edhe pse kjo ndonjehere, mund te jete edhe e gabuar ndoshta.

A do ju shohim kete vit, pjesemarres ne ndonje nga festivalet qe organizohen?

Besoj qe po. Me siguri qe do te jem ne ndonjerin prej festivaleve qe organizohen, por ende s’kam vendosur se ku saktesisht ...Per mua nuk ka rendesi shume emri i festivali qe do te jem pjesemarres, pasi me e rendesishme eshte fakti qe kenga te jete e bukur dhe te pelqehet nga publiku.

Cilat jane projektet tuaja me te aferta?

Ka pak kohe qe kam perfunduar nje nga projektet me te rendesishme per shume kengetare, qe eshte pikerisht berja e nje albumi te ri. Posa kam hedhur ne treg albumin e ri "Afterparty" dhe eshte e natyrshme qe pas kesaj pune intensive dhe me perkushtim, te bej nje pushim, sado te vogel....Por, sigurisht qe do te kete kenge dhe videoklipe te reja nga une. Pastaj sic e thashe edhe me lart, besoj se do te me shihni edhe ne ndonjerin prej festivaleve te radhes...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›