E Diel, 1 Nëntor 2026

Eva Alikaj: Ambicia ime artistike jashte Shqiperise, suksesi i djalit tim Izaura Ndoj

E qeshur dhe plot nostalgji per cdo gje ne Shqiperi, aktorja Eva Alikaj rrefen per suplementin “Koha Tjeter”, rikthimin e saj ne skenen shqiptare si prezantuese e stines koncertore te Orkestres Simfonike te RTSH-se, lidhjen e saj me djalin Xhino dhe muziken simfonike, si dhe rikthimin ne nje film shqiptar. “Ka qene ne fakt, nje deshire e kahershme per te prezantuar nje koncert ose nje festival dhe aq me teper nje koncert te muzikes klasike. Personalisht muzika klasike me terheq shume edhe per faktin se djali im eshte muzikant”, - thekson Eva Alikaj. Kur ishte vetem 21 vjec, aktorja Eva Alikaj fitoi kupen si “Aktorja me e mire” e Festivalit V te Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mire” (1982). Nje vit me pas, u diplomua per aktore ne Akademine e Arteve te Tiranes dhe iu bashkua trupes se Teatrit Kombetar. Edhe ne teater ka nje fillim shume te mire, me rolin e Xhulietes ne tragjedine “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit. Vazhdon te luaje me sukses ne film, duke u vleresuar me cmime. Linda tek “Shirat e vjeshtes” (1984) i dhuron Medaljonin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset ne shtate pa pese” (1988) - Cmimin e Dyte. Role te tjere jane Ilona ne “Bote e padukshme” (1987), Ana ne “Jeta ne duart e tjetrit” (1990), Evgjenia ne “I paharruari” (1984), Drita ne “Vendimi” (1984), Irena ne “Hije qe mbeten pas” (1985), Edlira ne “Stolat ne park” (1988).

Orkestra Simfonike e RTSH-se ju rikthen ne skenen shqiptare me nje projekt mjaft te vecante, sic eshte ai i prezantueses. Si ndiheni ne kete rol?

Jam edhe une vete kurioze se si do te shkoje koncerti. Ka qene ne fakt, nje deshire e kahershme per te prezantuar nje koncert ose nje festival dhe aq me teper nje koncert te muzikes klasike. Personalisht, muzika klasike me terheq shume edhe per faktin se djali im eshte muzikant. Kur gjate kohes ndjek femijen tend, natyrisht qe fillon e edukohesh me teper dhe fillon dhe shijon me teper! Ideja per te prezantuar celjen e stines koncertore te RTSH-se, ka qene e David Tukicit, ku rastesisht u takuam ne nje koncert dhe me shprehu kete projekt ne rolin e prezantueses. Ne fakt ishte nje e papritur, edhe pse si ide me pelqeu, sepse me ngacmonte nje nga endrrat e mija qe i kane pasur shume vajza te reja. Ne fakt, kete propozim nuk e mora dhe shume seriozisht, kur vetem para nje jave David Tukici me telefoni dhe me tha se celet stina koncertore e Orkestres se RTSH-se. Natyrisht qe ftesen e pranova me kenaqesi edhe pse nuk pretendoj te bej cudira, pasi une jam aktore. Por, ne vetvete kam nje kenaqesi dhe kuriozitet dhe me duket si nje aventure e vogel, qe jo rralle te bie ne dore.

Nje rikthim ne skene jo si aktore, por si prezantuese, mund te cilesohet nje sfide per ju?

Pa diskutim qe eshte nje sfide. Une do te perpiqem te ngelem tek ujerat e mija, te jem e natyrshme dhe modeste. Merita e ketij koncerti i takon Orkestres Simfonike, edhe pse une kam nje pjese te vogel dhe patjeter, qe i jap me teper ngjyre ketij koncerti.

Duke qene nje nene e nje violinisti te talentuar, besoj se jeni dhe pjese e atij publiku qe jeni prezent ne cdo koncert. Si jane raportet tuaja me djalin?

Tani bej pjese tek ai publik qe nuk shkoj shpesh ne koncerte, pasi djali eshte me i pavarur, por gjithmone jam ne kontakt. Mund te them se djali momentalisht studion ne vitin e pare ne Universitetin e Vjenes. Mund ta them pa modesti, jo se eshte djali im, ai tashme eshte nje talent i lindur, pasi te gjithe pedagoget qe e ndjekin, e kane pohuar kete fakt. Ne kete moment, jam ne nje pozicion te terhequr, sepse eshte deshira e tij qe te ece vete, pa ndihmen e askujt.

Si e priti lajmin, qe ju do te jeni pjese e nje koncerti simfonik?

U gezua shume dhe per faktin se David Tukici tha se, “Nese ai eshte vertet kaq i talentuar, une do ta ftoj ne skenen shqiptare vitin qe vjen”. Kultura muzikore qe ka studiuar, me ka bere dhe mua te jem nje fanatike e kompozitoreve si; Shtraus Junior, Shubert, Shumann apo kompozitori Erich Wolfgang Korngold, nje pjese e te cilit eshte quajtur “Straussiana”, e cila ne Shqiperi eshte premiere. Muzika klasike eshte art elitar, eshte nje fat qe tashme jam bere pjese e kesaj sfide dhe pervoje te re per mua. Ne Vjene shkoj ne shfaqjet e teatrove te ndryshme, por kjo nuk ma heq aspak deshiren per te pare edhe operat, qe shfaqen ne TOB. Me ardhjen ne Tirane, pata fatin te shikoj operen “Toska”, e cila me pelqeu shume dhe me vjen shume mire qe publiku shqiptar eshte aq i kultivuar, me gjithe mundesit shume me te pakta qe jane ketu.

Me cfare po merreni momentalisht?

Rastesisht brenda nje jave me erdhi propozimi i dy filmave, njeri ishte komedi, ndonese prej vitesh ka qene heshtje, papritur me erdhen dy filma. E lexova skenarin e filmit komedi dhe roli nuk me pershtatej edhe pse prej vitesh kam dashur t’i rikthehem nje komedie. Kurse rolin ne filmin “Amaneti” te Namik Ajazit e pranova, pasi eshte nje rol shume i bukur dhe shume i veshtire, ndonese eshte teper dramatik dhe sic thash do ma kishte me teper enda nje komedi, sepse edhe njerezit kane nevoje te qeshin me shume sesa te qajne. Edhe pse ka shume vite qe nuk luaj ne film, per mua eshte nje kenaqesi e madhe edhe per faktin se publiku me do, po mbi te gjitha eshte nje film shqiptar. Me shume interes eshte ne kete film dhe fakti qe operatori i filmit, eshte Nino Celeste, operatori italian i serialit italian “La Piovra 1” i Damiano Damianit ne mos gaboj, gjithashtu grimierja eshte italiane dhe komplet stafi, eshte shume simpatik. Deri tani, di qe nje nga partneret e mi kryesore eshte Amosi, nje djale qe sic thone, eshte shume i talentuar, pasi eshte djale i nje aktoreje aq te talentuar si Yllka Mujo. Shpresoj qe publiku te arrije te kenaqet me lojen tone.

Cila ishte arsyeja pse u larguat nga Shqiperia, mos ndoshta nuk ishit e plotesuar artistikisht?

Nuk jam larguar asnjehere perfundimisht nga Shqiperia! Fakti e tregon qe jam ketu. Persa i perket plotesimit artistik, kam qene dhe do te jem vetem ne Shqiperi e plotesuar. Asnjehere nuk kam patur ambicie te bej karriere jashte shtetit, asnjehere, pavaresisht nga pjesemarrjet e here pas hershme. Ambicia ime artistike jashte Shqiperise, ka qene suksesi i djalit tim. Skena e teatrit dhe ekrani i kinemase shqiptare, me kane plotesuar dhe do te me plotesojne gjate gjithe kohes.

Ekranit shqiptar i keni munguar prej kohesh. Mendoni se do te jepni maksimumin tuaj ne kete film?

Nuk them qe eshte nje rol qe nuk diskutohet! Nese ne fillim e lexoj skenarin dhe e shikoj qe roli me pershtatet dhe mund ta realizoj, nuk shikoj veshtiresi. Ne kete rol do te jap gjithcka dhe do perpiqem ta justifikoj cdo gje qe pritet, si nga autoret e filmit dhe sidomos nga publiku.

Si e kujtoni komedine “Pallati 176”. Kur e shikoni ndjeni nostalgji per kete shfaqje, qe edhe sot publiku e adhuron?

Ndonese e shoh rralle, me pelqen shume dhe eshte vertete e goditur! Kur e shikoj me kalojne ne mendje te gjitha momentet mbrapa skene dhe cdo detaj qe kemi kaluar ne kohen e provave deri ne diten e premieres. Tani pas kaq kohesh, mund te them se ne kemi qene aktore te frymezuar dhe punonim me nje pasion te jashtezakonshem, i cili na eshte shperblyer me dashurine dhe kenaqesine e jashtezakonshme qe pati publiku, vite e vite me radhe. Pas kaq vitesh, jam e lumtur qe i kemi bere te qeshin dhe te harrojne vuajtjet.

Mendoni qe ne nje te ardhme te afert t’i ktheheni teatrit te komedise?

Patjeter, nese do te kem oferta, pse jo! Me pelqen shume komedia dhe mendoj qe nuk luaj keq ne kete zhaner.

Po persa i perket teatrit, keni menduar te jeni prezente me shpesh?

Ne fillim te sezonit artistik ne Teatrin Kombetar, jane bere audicionet per kastin me nje regjisor amerikan per vepren “Endrra e nje nate vere”. Nuk pata fatin te isha ketu ne ate moment per arsye shendetesore, edhe pse do kisha deshire te luaja ne teater, aq me teper se ishte nje Shekspir. Fakti qe regjisori i kesaj vepre eshte amerikan, mua nuk me intereson kaq shume, pasi me pelqen bashkepunimi me regjisoret shqiptare, pasi e kam shuar kete kureshtje, jashte Shqiperie. Sidoqofte, do te ishte nje pervoje e mire.

Si e shikoni sot zhvillimin e teatrit dhe kinematografise shqiptare pas kaq vitesh?

Personalisht, une nuk ndjej ate frymezim qe kam ndjere me pare dhe per kete, me vjen keq! Une nuk mund te gjykoj, ndoshta me objektivitet, por nje mikesha ime qe ka qene e pasionuar pas teatrit, para ca kohesh me tha “Teatri nuk eshte ne stadin kur ju interpretonit ne skene. Shume pak here e frekuentoj”. Teatrit i ka humbur magjia edhe pse arsyet duhet te jene te ndryshme dhe nuk me pelqen t’i komentoj. Per momentin, teatri nuk eshte ne lulezimin e tij, por shpresoj shume te jete nje faze kalimtare.

Galeria e personazheve tuaja, tashme evidentohen edhe nga publiku. Ke do te veconit si me mbreselenesin gjate ketyre viteve karriere?

Perseri do te ndalem tek roli im i pare, tek filmi “Njeriu i mire”. Per mua ai film ne ate kohe ishte nje magji edhe per faktin se isha shume e re, per faktin se roli m’u pershtat shume, nje fakt tjeter qe ishte Vangjush Furxhiu. Filmi u vleresua me cmim te pare. Une e quaj veten me fat qe kam luajtur perkrah ikonave te filmit shqiptar dhe teatrit ne ate periudhe dhe me vjen keq per aktoret qe nuk ju jepet asnje mundesi. Nderkaq, role te tjera qe me kujtojne shume nostalgji, jane roli ne filmin “Treni niset 7 pa pese”, i ripare nga nje kendveshtrim mund te them se eshte nje rol i realizuar mjaft mire. Nje tjeter rol, eshte ai i Zhulietes, ndonese nuk ka qene nje nder rolet e mia te preferuara, me pelqen. Nje rol i rendesishem eshte per mua edhe roli i Martes tek “Kush ka frike nga Virginia Wolf”. Ajo qe mund te them ne keto momente te karrieres sime artistike eshte; te gjitha rolet qe kam interpretuar, i kam punuar me shume dashuri dhe jam perpjekur t’iu jap jete, duke rrembyer duartrokitjet e publikut. Nje publik, i cili nuk me le asnjehere ne balte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›