E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica, bindshëm ndaj Hajvalisë

Drenica është treguar bindëse ndaj Hajvalisë, të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:1, në ndeshjen e dytë të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kuqezi është treguar mjaft e sigurt dhe ka dominuar gjatë tërë ndeshjes.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar debutuesit e elitës së futbollit kosovar që të kalojnë të parët në epërsi, përmes golit të Fillim Guraziut, që shënoi nga penalltia.

Ndërkaq, vendësit i barazuan shifrat me anë të Hysen Tahirit dhe skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash me rezultat 1:1. Drenicasit u treguan më konkretë në 45-minutëshin e dytë duke realizuar dy herë.

Taulant Dajaku i ka kaluar mikpritësit në epërsi pasi shënoi nga penalltia, kurse golin e tretë dhe të fundit e realizoi Berat Hyseni, në fund të ndeshjes. Drenica e nisi mirë sezonin e ri, kurse Hajvalisë i nevojitet më shumë fat në ndeshjet e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›